Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një studim i ri në Shtetet e Bashkuara tregon se dhimbja është faktor kryesor që i bën të moshuarit të rrëzohen. Këto të dhëna pasojnë ato të një studimi të mëparëshëm që zbuloi se rrëzimi është shkaku kryesor i lëndimeve për personat mbi 70 vjeç dhe shkak kryesor i vdekjes për personat mbi moshën 85 vjeç.
Studim i ri në Universitetin e Massachusetts u përqëndrua dhe dhimbjet kronike për të rriturit si dhe për të moshuar mbi moshën 70 vjeç. Suzanne Leveille që kryesoi studimin thotë se zbulimi më i rëndësishëm është se dhimbjet kronike u shoqëruan me një rritjen gjasave për t’u rrëzuar.
Lëndimet dhe plagët nga rrëzimi përbëjnë shkakun kryesor për paaftësitë fizike dhe rritjen e kostos së shëndetit mjekësor mes të rriturve dhe të moshuarve.
Sipas studimit, rastet më të shpeshta ndodhin mes të moshuarve që jetojnë në mënyrë të pavarur ose pa praninë e të afërmve.
Në qëndrën hebraike të rehabilitimit në Boston, këto dy të moshuara po bëjnë ushtrime për ruajtjen e ekuilibrit, shpesh shkaku kryesor i rrëzimit, pas rrëshqitjes.
Gjatë studimit u vu re se edhe sasia e dhimbjes është faktor rrëzimi. Ekspertja Susane Leville thotë se gjasat për rrëzim mes personave me dhimbje të mëdha ishin 50 përqind më të larta sesa tek personat me pak dhimbje.
Rrëzimet mes të moshuarve janë shkaku kryesor i shtrimit të tyre në spital. Ekspertja Leville thotë se me pak kujdes, shumë nga këto raste mund të parandalohen nëpërmjet përkujdesit për të moshuarit dhe njohjes së rrezikut nga vetë të moshuarit.