Metoda të reja për diagnostikimin e kancerit të gjirit

E Martë, 29 Qershor 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një teknikë eksperimentale mund të bëjë që një ditë të ulet numri i femrave me kancer në gji që i nënshtrohen biopsisë së gjirit për diagnostikimin e kancerit. Biopsitë kryhen kur mammogramet dhe ultratingujt nuk arrijnë të përcaktojnë nëse një gungë në gji është apo jo tumor kanceroz. Shumica e këtyre biopsive nuk arrijnë t’ia zbulojnë kancerin, dhe si rrjedhim femrat kalojnë nëpër një proces plot stres dhe shpenzime të panevojëshme.  Shkencëtarët në Universitetin e  Konektikatit morrën në shqyrtim 178 gratë që iu nënshtruan skanimit duke përdorur një kombinim të ultratingujvet dhe dritës infra të kuqe.

Rrezet infra të kuqe u përdorën për të dalluar indet e shëndetëshme nga ato kanceroze, sepse qelizat kanceroze janë më të ndjeshme ndaj kësaj lloj drite.  Autorët e studimit thonë se kjo teknikë eksperimentale jo kirurgjike mund të ndihmojë radiologët për të vlerësuar tumoret me përmasa të vogla ose mesatare, që zbulohen me vështirësi me mënyra tradicionale diagnostikimi. Prova të tjera klinike nevojiten para se kjo teknikë e re të përdoret gjerësisht në diagnostikimin e kancerit të gjirit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

June 2010
M T W T F S S
« May   Jul »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930