Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Pilulat e gjumit kurrë nuk kanë qenë më popullore se sa sot. Miliona njerëz mbështeten në këto barna për një natë me gjumë. Por studim i ri ka gjetur një lidhje midis ilaçeve të gjumit dhe rritjes së rrezikut të vdekjes.
Sipas studimit dy vjeçar, botuar në British Medical Journal, njerëzit që morrën ilaçe gjumi kishin mbi 3 herë me shume gjasa për të vdekur nga çdo lloj shkaku, në krahasim me persona të tjerë që nuk merrnin ilaçe të tilla.
Arsyeja për këtë, thuhet në studim, është se pagjumësia ose insomnia është shenjë paralajmëruese e sëmundjeve të rrezikëshme dhe barnat e gjumit duket se vonojnë diagnostikimin e tyre. Ekspertët thonë se vetë insmonia nuk është sëmundje, por simptomë, dhe mund të jetë shenja e parë e diçkaje më serioze si sëmundje të zemrës, diabet, astmë, madje edhe kancer.
Barnat e gjumit janë shumë të fuqishëm; Valiumi qetëson veprimtarinë e trurit, çka do të thotë se e pengon a e bën të heshtë, ndërsa Ambien lidhet me efekte anësore si përgjumje gjatë ditës, shkaqe për shumë aksidente. Ekspertët rekomandojnë se kur një person vuan nga pagjumësia për 2 muaj a më shumë, kjo është koha për një kontroll të imët mjekësor për të zbuluar shkakun.
One response to “Ilaçet e gjumit lidhen me rritjen e rrezikut të vdekjes”
Greetings from Florida! I’m bored at work so I decided to browse your blog on my iphone during lunch break. I really like the info you present here and can’t wait to take a look when I get home.
I’m shocked at how fast your blog loaded on my phone .. I’m not even using
WIFI, just 3G .. Anyhow, fantastic blog!