Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Komisioni i Administrates së Ushqimeve dhe Barnave (FDA) miratoi dje (11 prill) përdorimin e një teknologjie të re në kontrollet mjekësore për kancer në gji. Në vendim thuhet se sistemi i automatizuar me ultratinguj duhet të përdoret krahas mamogrameve për gratë me densitet të lartë të gjirit.
Tani për tani, sistemi i automatizuar me ultratinguj është menduar të jetë vetëm një provë dhe nuk duhet të zevendësojë mamografinë.
Ekspertët thonë se 40 përqind e grave amerikane kanë inde të dendura të gjirit dhe ky mjet i ri i bën ato të ndjehen në kontroll të shëndetit të tyre.