Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Mjekësia moderne ka sot në dispozicion më shumë mjete për imazhe sesa më parë. Por së bashku me teknologjitë e reja vijnë edhe paralajmërimet për kancerin që shkakton rrezatimi.
Imazhe diagnostike të tilla si skanime-CT dhe MRI janë tre-fishuar në 15 vitet e fundit. Është pranuar se zhvillimi i këtyre teknologjive çon në diagnoztikime të herëshme dhe më të sakta. Por një studim i ri thotë se këto përparime kanë ardhur me një çmim. Shkencëtarët thonë se teknologjitë e reja të imazhit kanë rezultuar në një rritje dy-fish të rrezatimit që shkakton kancer tek pacientët e ekspozuar ndaj një radioaktiviteti të tillë.
Studim 15 vjeçar ku u përfshinë mbi një milion pacientë zbuloi se skanimet-CT kryehen me doza më të larta të llojit të rrezatimit të njohur si shkaktar i kancerit.
Dhe një studim mbi këtë çështje, botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë(JAMA) thotë se skanimet CT janë trefishuar gjatë 15 viteve të fundit.
Autorët thonë se rritjet kanë ndodhur për shkak të pasigurisë mjekësore dhe masave mbrojtëse ndaj praktikave mjekësore. Ata theksojnë se shtimi i skanimeve CT nuk është domosdoshmërisht gjë e keqe, sepse imazhet e marra prej tyre kanë ndihmuar për diakgostikimin e herëshëm e të saktë të sëmundjeve. Por autorët e studimit kërkojnë që mjekët të balancojnë rrezikun e ekspozimit ndaj rrezatimit me përfitimet, kur u rekomandojnë pacientëve analiza skanimi, si dhe të diskutojnë me pacientët e tyre rrezikun e mundshëm nga rrezatimi.
One response to “Teknologjia e imazheve mjekësore dhe rreziku nga kanceri”
ne keso raste kun i perfillin masat e mbrojtjes ndaj pacientit per preventiv kunder rrezatimit?