Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Instituti amerikan i Mjekësisë është i përfshirë në një studim që ka të ngjarë të rezultojë në një rritje në konsumimin e rekomanduar ditor të vitaminës D. Studimi tregon se vitamina D ndikon në gati çdo pjesë të trupit dhe se niveli i ulët i vitaminës D mund të jetë me pasoja të rënda për shëndetin.
Vitamina D që përftohet nga rrezet e diellit, thithet nga organizmi nëpërmjet lëkurës, dhe bllokohet kur njerëzit përdorin mbrojtëse diellore për të shmangur prekjen nga kanceri në lëkurë. Vitamina D gjëndet edhe në disa ushqime. Por ndërsa njeriu vë dhjamë, Vitamina D mbete e bllokuar në yndyrën e trupit.
Ajo që shkencëtarët po zbulojnë është se shumë njerëz nuk kanë në trup sasi të mjaftueshme vitamine D. Kjo është arsyeja pse Dr Michael Irwig jep leksione mbi Vitaminën D për personelin e spitalit të Universitetit George Washington. Ai thotë se nivelet e ulta të vitaminës D përbëjnë problem jo vetëm për amerikanët, por për njerëzit në mbarë botën.
Vitamina D ndihmon trupin për të absorbuar kalcium, si dhe ndihmon për formimin dhe forcimin e kockave. Mungesa ekstreme e vitaminës D shkakton deformim e kockave tek fëmijët dhe dobësimin tek kockat e të rriturve.Mjekët rrallë i dallojnë këto kushte. Por studimet e kanë lidhur mangësinë e vitaminës D me një numër problemesh të rënda shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, disa lloje të kancerit, osteoporozën, diabetin, sëmundjen e Alzheimerit dhe disa çrregullime të sistemit imunitar. Niveli i ulët i vitaminës D është lidhur edhe me presionin e lartë të gjakut.
DR. Michael Irving thotë se vitamina D luan rol në gjithë trupin. Rol aktiv, kjo vitaminë luan në gjoks, në prostat, në zorrën e trashë dhe nëpërmjet këtij aktivizimi, Vitamina D ndihmon për të mbrojtur trupin nga kanceret në këto organe, duke rregulluar mënyrën e rritjes dhe vdekjes së qelizave.
Mjekët kanë gjetur lidhjet edhe midis vitaminës D dhe shtatzënisë. DR. Irving thotë se rezultat e disa studimeve kanë treguar se nëse një grua shtatzëne merr 4 mijë njësi vitamine D në ditë, gjasat e komplikacioneve të lindjes zogëlohen shumë. Tek gratë shtatzëna që kanë marrë doza të larta vitamine D janë vënë re edhe pakësime të rasteve të infeksioneve, lindjeve parakohe madje të diabeteve mellitus gestational.
Instituti i Mjekësisë, i cili këshillon qeverinë mbi në fushën e shëndetit, pritet të paraqesë rekomandime të reja rreth sasisë së vitaminës D. Sipas rekomandimeve të tanishme, një amerikan duhet të marrë çdo ditë 200 deri 600 njësi të vitaminës D. Por shumë ekspertë, duke përfshirë Dr Irwig, rekomandojmë për të rriturit 1000 deri 2.000 njësi vitamine D në ditë, sasi që mund të plotësohet vetëm duke marrë vitamina shtesë në formë tabletash.