Gjumi dhe foshnjet

E Martë, 08 Qershor 2010
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Sipas një studimi të financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, foshnjet e porsalindur mund të mësojnë ndërsa janë në gjumë.  Shkencëtarët përdorën një aparat për të regjistruar veprimtarinë elektrike të trurit të foshnjeve që flinin, dhe një kamera që filmonte çdo shprehje të fytyrës. Tinguj muzike shpërndaheshin nga një manjetofon, ndërsa era e ventilatorit përplasej lehtë në fytyrën e çdo foshnjeje. Ndaj erës së ventilatorit, foshnjet që po flinin reaguan duke shtrënguar fort qepallat. Kjo u përsërit 9 herë dhe herën e 10, ventilatori ndaloi, dhe foshnjet në gjumë u lanë të dëgjonin vetëm muzikën. Pas përsëritjes së këtij eksperimenti për rreth 20 minuta, 24 prej 26 foshnjeve reaguan duke ndryshuar shprehjen e fytyrës në përgjigje të muzikës pa erën e ventilatorit. Sipas shkencëtarëve kjo provon se foshnjet e sapolindura mund të mësojnë nga stimulime të ndryshme nga jashtë ndërkohë që janë në gjumë. Sipas tyre, ky lloj të mësuari kontrollohet nga cerebellum, pjesë kryesore e trurit që është përgjegjëse për shumë shrregullime zhvillimi. Në të ardhmen, eksperimente të tilla mund të zbulojnë se foshnjet e sapolindura ka gjasa të kenë probleme zhvillimi nëse nuk reagojnë ose nuk mësojnë prej stimulimeve nga jashtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

June 2010
M T W T F S S
« May   Jul »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930