Dieta dhe autizmi

E Martë, 15 Qershor 2010
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikë

Disa prindër që kanë fëmijë me autizëm mendojnë se fëmijët e tyre shpesh paraqesin shenja keqësimi kur hanë disa lloj ushqimesh. Por një studimi i largon këto shqetësime.  Gjatë studimit,14 fëmijë me autizëm iu nënshtruan një diete pa gluten dhe kaseinë, të cilat janë proteina që gjenden në qumësht dhe drithra. Disa prindër mendojnë se fëmijët me autizëm paraqesin shenja keqësimi kur hanë ushqime që përmbajnë proteina të tilla që gjenden kryesisht në niseshte, gjizë e djathra.  Mjekja Susan Hyman, e qëndrës mjekësore të universitetit Rochester thotë se këto vrejtje të prindërve janë të rëndësishme pasi i shtyjnë shkencëtarët t’i marrin ato në shqyrtim. Fëmijët autistik, të përfshirë në studimi, u vëzhguan si gjatë dietës ashtu edhe pas saj, për të parë ndryshimet që ata pësonin në tretje, gjumë, në të folur,  komunikim e ndërveprim shoqëror.

Gjatë studimit nuk u vu re se proteinat gluten dhe kasein ndikonin negativisht në sjelljen e fëmijëve me autizëm. Por ekspertët paralajmërojnë se studimi ishte i një shkalle të kufizuar për të arritur në përfundim të plotë se dietat pa gluten dhe pa kasein janë të dëmshme për pacientët me autizëm.

Autorët e studimit thonë se gjithësesi, nëse prindërit e fëmijëve me autizëm i ushqejnë ata me një dietë të kufizuar (me ushqime pa gluten dhe kasein), këta prindër  dihet patjetër të këshillohen me specialistë, për t’u siguruar që fëmijët marrin të gjitha vlerat e duhura ushqimore.

One response to “Dieta dhe autizmi”

  1. pepa says:

    pershendetje nga nje nan e cila ka djalin me diagnoz AUTIZEM
    ju kisha lut kush mund te me ndihmoj sygjeroj gjdo gje per te miren e djalit tim.
    gjdo kush qe din diqka per ket semundje apo ka pervoj te me lajmerohet per ndihm.
    me respekt per te gjith posaqerisht per zt. Astritin qe e ka shkruar ket tem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

June 2010
M T W T F S S
« May   Jul »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930