A duhet të moshuarit të kenë leje të kufizuar për ngarjen e makinës?

E Martë, 03 Prill 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dy artikuj në revistën e shoqatës kanadeze të mjekësisë u hedhin një vështrim aksidenteve me makinë nga persona të moshuar.

Pyetja që studiuesit shtrojnë është – “A duhet të moshuarit të ngasin makinën?” “Jo domosdoshmërisht”, përgjigjen ata.

Të dhënat për të kundërtën e këtij argumenti mund të jenë çorientuese; të moshuarit dalin në krye të listës së aksidenteve sepse:

– Kanë më shumë gjasa t’i raportojnë aksidentet

– Më shumë gjasa për të humbur jetën në aksidente pasi janë më të dobët fizikisht (dhe)

– Kanë gjasa për aksidente ku përfshihen shumë makina, sepse e ngasin automjetin më shpesh në qytete sesa në autostrada

Sipas statistikave, 4/5 e aksidenteve bëhen vdekjeprurëse kur personi në timon është 85 vjeç a më shumë.

Disa ekspertë sugjerojnë se të moshuarit mund të mbrohen nga aksidentet nëse në patentën e tyre vendosen kufizime që nuk do t’i lejonte t’a ngisnin makinën gjatë natës ose në rrugë me shpejtësi të larta.

27 shtete amerikane kanë ligje të tilla për adoleshentët.

Në Kanada, rregulla të ngjashme kanë ulur deri në 40 për qind rastet e vdekjeve nga aksidentet mes adoleshentëve.

Autorët e dy studimeve sugjerojnë që programet për patentë të kufizuar mund të bëjnë përjashtime për ata të moshuarit që paraqesin një vërtetim mjekësor ku të thuhet se gëzojnë shëndet të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2012
M T W T F S S
« Mar   May »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30