Ilaç i ri, por jo magjik

E Shtunë, 30 Qershor 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një medikament i ri me recetë për humbje peshe në afat të gjatë është miratuar nga Administrata e Ushqimeve dhe Barnave (FDA). Kjo është hera e parë në 10 vjet, që kjo administratë federale miraton një ilaç dietik.

Pilula e re – e njohur në farmaci si Belviq – është miratuar vetëm për të rriturit mbipeshë, të cilët kanë të paktën një problem shëndetësor – presionin e lartë të gjakut apo diabetin – si pasojë e mbipeshës.

Belviq vepron në receptorët në tru duke e bërë personin të ndihet i ngopur dhe kështu të hajë më pak.

Në provat klinike Belviq ka dhënë rezultate modeste. Pacientët që morën Belviq kishin dy herë më shumë gjasa për të humbur 5 për qind të peshës së tyre trupore, në krahasim me ata që morrën placebo.

Ekspertët thonë se 5 për qind humbje peshe në një vit nuk është e jashtëzakonshme – dhe mund të realizohet me dietë të përshtatshme dhe duke kryer ushtrime fizike. Por në një vend si Amerika ku mbipesha prek afërsisht 35 për qind të popullsisë, mjekët kanë bërë thirrje për çfarëdo mjeti të ri për të luftuar këtë epidemi – dhe tani ata e kanë këtë mjet.

Mjekët përgjithësisht e mirëpritën ilaçin e ri, duke thënë se duhet të përdoret vetëm nga pacientët që kanë nevojë për më shumë se një ndryshim kozmetik për të humbur peshë, dhe për të cilët humbja e peshës është domosdoshmëri mjekësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

June 2012
M T W T F S S
« May   Jul »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930