Bajron – imazh e figurë

E Shtunë, 19 Prill 2014
Leave a comment

Astrit Lulushi

Lord BajronMë 19 prill 1824 – Lord Bajroni vdiq në atë që është tani Greqi, ku kishte shkuar për të mbështetur luftën greke për pavarësi nga perandoria osmane. Edhe sot, ai konsiderohet si hero kombëtar grek. Read the rest of this entry »

Atentate nga Parisi në Tiranë

E Diel, 13 Prill 2014
2 comments

Astrit Lulushi

Esat_Pasha_SelanikMe 13 prill 1920 – Esad Pashë Toptani ndërmerr një përpjekje të re (të fundit) me dhunë për t’u bërë mbret i Shqipërisë së tij të mesme. Qeveria në Tiranë paralajmëroi popullatën kundër pjesmarrjes në veprimet e Esadit, duke thëne se ai financohej nga jugosllavët, të cilët kishin pretendime e tyre ndaj Shqipërisë veriore.

Read the rest of this entry »

Shembje bustesh e idhujsh

E Premte, 11 Prill 2014
1 comment

Astrit Lulushi

Enver HoxhaMe 11 prill 1985 – Shqipëria në zi – në Tiranë vdiq Enver Hoxha, 76 vjeç; “humbje e thellë” do ta quante shtypi nën kontrollin e tij; “vdiq diktatori më mizor” do të njoftonin mediat në botë; “….ka pak arsye për keqardhje…vdekja e tij shënon zhdukjen përfundimtare të një brezi tiranësh stalinistë” (The Times, London 12 prill 1985).

Read the rest of this entry »

“Mbreti 1 milion”

E Mërkurë, 09 Prill 2014
1 comment

Astrit Lulushi

Mbreti Zog 1961, ParisMë 9 prill 1961 – Në spitalin Foch, Sorensen, Paris, Francë, vdiq mbreti Zog, 65 vjeç – pas shumë vitesh vuajtje nga sëmundja, pa e parë vendin e tij që prej ikjes më 8 prill 1939. Shtypi në Shqipëri heshti plotësisht. Read the rest of this entry »

Kosta Çekrezi – Nga brezi i të zhgënjyerve

E Diel, 30 Mars 2014
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kosta ÇekreziMë 31 mars 1892 – Në Ziçisht, Korçë, lindi Kostandin Anastas “Kosta” Çekrezi, diplomat, historian, publicist, politikan, atdhetar. Dokumentet e shkollës tregojnë se ai ishte nxënës i shkëlqyer dhe për këtë arsye fitoi një bursë nga qeveria osmane për të studiuar në fakultetin juridik në Selanik. Read the rest of this entry »

“…Atje nisi atje mbaroi, Atje krisi atje pushoi…”

E Shtunë, 29 Mars 2014
1 comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Bajram Curri në shpellën e_Dragobisë, nga Guri_Madhi (1956)Më 29 mars 1925 – Vdiq Bajram bej Curri, udhëheqës, politikan; luftoi për pavarësinë e Shqipërisë, dhe më pas, për përfshirjen e Kosovës në të, pasi Traktati i Londrës 1913 e la jashtë ashtu si dhe shumë vise të tjera shiptare.

Read the rest of this entry »

Buzuku dhe libri i parë shqip

E Mërkurë, 19 Mars 2014
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

MESHARIMe 20 mars 1554 – Gjon Buzuku fillon të shkruajë librin “Meshari”, siç thotë vetë në pasthënie, dhe e përfundoi më 5 janar 1555. Në këtë vit duket se ka përfunduar edhe shtypja e librit. Buzuku ishte prift katolik, famullitar i thjeshtë. Read the rest of this entry »

Klementi XI – Papa Shqiptari

E Mërkurë, 19 Mars 2014
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

pope-clement-xi-inscriptionMë 19 mars1721 – Vdiq në Romë, Klementi XI, Papë nga 1700 – 1721, lindur në Urbino si Giovanni Francesco Albani më 23 korrik 1649. Albani, rridhte nga një familje fisnike shqiptare, që kishte emigruar në Itali pas vdekje së Gjergj Katstriotit – Skenderbeu.

Gjon Fran Shqiptari studio teologji e jurisprudence; shërbeu si guvernator rradhazi në disa qytete italiane; u bë kardinal në vitin 1690; ai zgjodh Papë më 1700. Klementi XI ishte mbrojtës i arteve dhe shkencës; mirëbërës i madh i Bibliotekës së Vatikanit; autorizoi gërmimet arkeologjike në katakombet romake.

Gjatë mbretërimit të tij si Papë, në vendbanimet arbëreshe në Itali u hapën shkolla e kolegje shqipe; në Lezhë u organizua “Kuvendi i Arbërit”; në mbarë trojet shqiptare u autorizua “Ilirium Sacrum” (studim i kulturës, demografisë, dhe gjendjes së fesë), të hedhura në mbi 5000 faqe të ndara në disa vëllime – një nga burimet kryesore në fushën e albanologjisë.

Jo, Lamberci nuk tallej!

E Premte, 21 Shkurt 2014
1 comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Maximilian Lambertz mes malesoreve shqiptare ne fillim te shekullit XX

Lamberci ne qender, ulur, me kostum kombetar shqiptar (1907)

“…historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm kur shqiptarët të marrin pjesë në shkrimin e saj”. Në facebook, dikush pyeti nëse Lamberci tallej me shqitarët me këto fjalë? Jo,  Lamberci e kishte seriozisht!  Read the rest of this entry »

Gurakuqi, Rilindas

E Mërkurë, 19 Shkurt 2014
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Luigj GurakuqiMe 19 shkurt 1879 – Lindi në Shkodër Luigj Gurakuqi; “shqiptar i vlefshëm” do të thoshte At Fishta; “pionier i qytetërimit” mendonte peshkop Noli; “mishnoi, madhnoi, përjetoi urtinë, besë e burrni shqiptare, simbol i bashkimit kombtar, idealist i shkëlqyeshëm në vorfni”, shkroi Padër Anton Harapi. Read the rest of this entry »

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

November 2024
M T W T F S S
« May    
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930