Volteri dhe filozofia e historisë

E Enjte, 21 Nëntor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zpri i Amerikës

VoltaireMë 21 nëntor 1694 – Lindi François-Marie Arouet (v.1778), emri i penës, Volter; përfaqësues kryesor i Iluminizmit, shkrimtar, historian, filozof jashtë filozofisë konvencionale, i njohur për satirën, kritikën ndaj fesë si institucion, përkrahës i tolerancës fetare dhe për ndarjen e kishës nga shteti, shkrimtar me dhunti të shumta, duke prodhuar vepra në pothuajse çdo formë letrare: dramë, poezi, roman, ese, vepra historike e shkencore. Ai shkroi më shumë se 20 mijë letra dhe mbi 2 mijë libra dhe pamflete. Read the rest of this entry »

Mbretëresha e Malësorëve

E Premte, 15 Nëntor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

high albaniaBallkani ka patur dy gra të huaja të fuqishme e me tepër ndikim në çështjet e rajonit dhe në imazhin e popujve të këtij gadishulli në bote; Rebeka West në anën e serbëve; dhe Mary Edith Durham në anën e shqiptarërëve –  të dyja shkrimtare; e para udhëtoi nëpër Serbi për disa muaj; e dyta udhëtoi e jetoi mes malësorëve shqiptarëve për dy dekada. Read the rest of this entry »

Leibniz, matematika, ilirishtja dhe shqipja

E Hënë, 11 Nëntor 2013
1 comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Leibniz11 nentor 1675 – Gottfried Wilhelm Leibniz demonstron për herë të parë kalkulusin integral y = ƒ(x), paralelisht me dhe në mënyrë të pavarur nga Isak Njutoni, duke u bërë bashkë-themelues i kësaj fushe të matematikës. Leibniz – filozof, historian, matematikan, jurist, diplomat, filolog – figurë e rëndësishme në mendimin perëndimor, lindi në Leipzig. Ai ishte presidenti i parë i Akademisë Prusiane të Shkencave. Read the rest of this entry »

Othello i Shekspirit dhe Noli

E Premte, 01 Nëntor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Othello_Noli1604 – Tragjedia Othello nga William Shekspir shfaqet për herë të parë në pallatin Whitehall në Londër. Në vitin 1915, Fan Stilian Noli vendosi t’ a shqiperojë kete tragjedi. Me poshte pjese nga perkthimi i tij:

“Tragjedia e Othello’s arapit te Venetikut / William Shakespeare; e ktheu At Fan S. Noli (136 faqe).

Këtë përkthim, ia kushtoj trupës së teatrit Sffi Herbert TREE Beerbohm, loja e të cilëve më dha shtysë për përkthimin e kesaj kryevepre boterore në gjuhën e lashtë të ilirëve.

Parëthënie
Po u jap Shqiptareve nje kryevepre shakespeariane ne gjuhe te tyre. Jam munduar pese muaj qe t’ a shqiperonj dhe dy muaj te tjere qe t’ a limonj e t’ i jap formen e funtme. Kendonjesit do te gjykojne ne e ktheva mire. Une mburrem vetem qe munda t’ a kthenj.
Boston, Mass.,
18 Gusht, 1915.
F. S. Noli.
****
fq.134
OTHELLUA
Eja, bej be, genje dhe shko ne funt te dheut; Se, nga qe dukesh posi engjell, nofta djajte Te kene frike te te kapin; bej pra bë
Qe je e ndershme dhe mallkohu per dy here.
DESDEMONA
Jam, e di vete Zoti.
‘ OTHELLUA
Po Zoti di qe je e pabese si Sketerra.
DESDEMONA
Per cilin, Zot ? Me cilin ? Si jam e pabese ?
OTHELLUA
Ah, Desdemone!—ike! ike! ike!
DESDEMONA
O dit’ e zeze!—Thua-me pse qan ?
Mos jam, Zot, une shkaku i ketyre lotve ? Osë ne qofte se kujtoni qe im-âte
Ka shkelur kembe te te heqin se ketejmi, Mos m’a hith mua fajin; ne e humbe ti,
Ε humba edhë une.
OTHELLUA
Te kish dhene Zoti Te me çprovonte me mjerime, te me binin
Si bresher permi koke turpe dhe semundje, Te mbytesha ne zi e vojtje gjer me buze, Dhe rop te binja un’ e shpresa im’ e funtme, Do kisha gjetur ne nje çip te shpirtit tim Nje pikeze durim. Po, oh ! i mjeri une,
Te behem gazi dhe perqeshj’ e tere botes,
Te me rrefejne kur te shkonj kudo me gisht!”

Mikelanxhelo dhe Kapella Sistine

E Premte, 01 Nëntor 2013
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Hands of God and Adam1 nëntor 1512 – Në Rome, tregohet për herë të parë për publikun tavani i Kapelës Sistine, mbushur me piktura të realizuara nga Mikelanxhelo Buonaroti. Read the rest of this entry »

Mehmet Rojniku – Themelues i derës së Qyprillinjëve

E Enjte, 31 Tetor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mehmed Kopruli31 tetor 1661 – Vdiq në Edirne të Turqisë,  Mehmet Pashë Koprulu ose Qyprilliu –  i njohur edhe si Mehmed Pashë Rojniku, lindur me1575 në Roshnik të Beratit. Ai ishte themeluesi i dinastisë shqiptare Qyprilli të krye-vezirëve osmanë –  që i dha perandorisë ushtarakë e burra-shteti gjatë gjysmës së fundit të shekullit të 17-të. Read the rest of this entry »

Shkrimtar, luftëtar në Spanjë – në anën tjetër

E Mërkurë, 30 Tetor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Thorns of Memory30 tetor 1993 -Vdiq në Londër Peter Kemp – ushtar, shkrimtar dhe gazetar. Kemp u arsimua në Cambridge. Read the rest of this entry »

Moraliteti i poetit

E Mërkurë, 30 Tetor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

James Joyce _Ezra Pound30 tetor 1885 – Lindi Ezra Weston Loomis Pound – poet amerikan, kritik i lëvizjes moderniste; kërkonte kthim në vlerat klasike në saktësi, qartësi, ekonomi të gjuhës. Punimet më të njohura të tij përfshijnë “Ripostes” dhe “Cantos” të pa përfunduara. Read the rest of this entry »

Avokati poet

E Enjte, 24 Tetor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Më 24 tetor 1892 – Në Gjenevë, Andoni, një shqiptar 24-vjecar merr diplomën e avokatit. Read the rest of this entry »

Fishta i Iliadës Shqiptare

E Mërkurë, 23 Tetor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Më 23 tetor 1871 – Lindi në Fishtë, Dajç, Lezhë, Shqipëri (në atë kohë Perandori Osmane), Gjergj Fishta; studioi për filozofi e teologji; prift i shuguruar katolik edhe poet i madh; në vitin 1902, merr drejtimin e gjimnazit françeskan në Shkodër; vepra i tij madhore (1937) Lahuta e Malcis prej 17-mijë vargjesh – quajtur ndryshe edhe Iliada Shqiptare. Read the rest of this entry »

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

November 2024
M T W T F S S
« May    
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930