Mohuesi nobelist dhe Gjon Mili

E Martë, 22 Tetor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Më 22 tetor 1964 – Jean-Paul Sartre nderohet me Çmimin Nobel në letërsi, “për punën e tij plot ide të mbushur me frymën e lirisë në kërkim të së vërtetës, duke ushtruar ndikim shumë të gjerë në epokën tonë”. Read the rest of this entry »

Naim Frashëri – poet i qarë në vargje

E Diel, 20 Tetor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zeri i  Amerikes

20 tetor 1900 –

“Vdiq Naimi, po ç’të gjeti,
O moj Shqipëri e mjerë!
Vdiq Naimi, po kush mbeti?
Si Naimi s’ka të tjerë.”

Me këto vargje, poeti Çajupi qau kur mësoi se vdiq Naim Frashëri; gjithkush sikur humbi një pjesë nga vetja; dhe Çajupi qante për gjithë. Read the rest of this entry »

Nënë Tereza shpirt-tendosur

E Shtunë, 19 Tetor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

19 Tetor 2003 – Nënë Tereza lumturohet në Romë nga Papa Gjon Pali II. “Jeta e saj në shërbim të të varfërve ka frymëzuar shumë njerëz të ndjekin të njëjtën rrugë. Dëshmia dhe mesazhi i saj përputhen me ato të çdo feje si shenjë se “Zoti vijon ta dojë botën “, tha Papa në ceremoninë madhështore në sheshin Shën Pjetri në Romë më 2003. Read the rest of this entry »

Hasluck – një mike skoceze e shqiptarëve

E Premte, 18 Tetor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

18 tetor 1948 – Vdes në Dublin të Irlandës, Margaret Hardin Hasluck, skocezja tepër e interesuar në çështjet shqiptare – ajo ishte gjeografe gjuhëtare, arkeologe, etnografe, mbledhëse folklori, studiuese dhe epigrafe (interpretuese e mbishkrimeve të lashta). Read the rest of this entry »

Presidenti i parë i shtetit të parë…Shqiptar

E Mërkurë, 16 Tetor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Më 16 tetor, 1846 – Në Kaninë të Vlorës, në një familje bejlerësh fisnikë, lind Ismail Qemali (rreth datës së lindjes së tij ekzistojnë kundërthënie). Ai arsimohet në Janinë, në gjimnazin “Zosimea” vatër edukimi kulturor për shumë figura të Rilindjes Kombëtare.
Read the rest of this entry »

Trashëgimia në art nuk shuhet

E Martë, 15 Tetor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Më 15 tetor 1923 – Lindi Bettina Moissi, aktore gjermane  e skenës dhe filmit. Moissi dallohet në botën e artit për rolet kryesorë në filmat e parë gjermanë të pas Luftës së Dytë Botërore, të cilat trajtuan hapur çështjen e Holokaustit.
Read the rest of this entry »

Atentat apo vrasje e rëndomtë?

E Hënë, 14 Tetor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Më 14 tetor 1927 – Vdes Ceno bej Kryeziu, 32 vjeç, figurë e debatueshme politike, lindur në Gjakovë në një familje nga më të pasurat. Më 1912, gjatë Luftës Ballkanike, ai udhëhoqi forcat shqiptare kundër trupave të Malit te Zi; dhe shërbeu si nënprefekt i Krumës dhe komandant i forcave të kufirit në zone deri më 1914. Pastaj luftoi kundër austro-hungarezëve dhe kapet rob.

Read the rest of this entry »

Migjeni – Frymëzim i Pafat

E Diel, 13 Tetor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

13 tetor 1911 – Në Shkodër lindi Migjeni ose (Mi)llosh (Gje)rgj (Ni)kolla, poet e prozator. Të parët e tij me mbiemrin Dibrani zbritën nga Reka e ranë në Shkodër. Read the rest of this entry »

Uguri i zi i shallit të kuq

E Shtunë, 12 Tetor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes

Më 14 shtator 1927, vdes në Francë balerina amerikane Isadora Duncan. Jeta dhe vdekja e saj janë të pazakonta. Lindur në Kaliforni më 1877, shumicën e jetës Dunkan e kaloi e mërguar në Evropën perëndimore dhe Bashkimin Sovjetik.

Read the rest of this entry »

Telefononi mjekun para se të udhëtoni

E Premte, 11 Tetor 2013
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Nëse keni ndonjë plan për të udhëtuar; ja diçka për të patur parasysh,  sidomos nëse keni ndonjë problem shëndetësor: Kontrolloni pasaportën; Mos harroni furçën e dhëmbëve; Bisedoni me mjekun tuaj..para se të udhëtoni jashtë shtetit. Kjo mund të jetë një mënyrë e rëndësishme e sigurimit të pushimeve.

Sëmundjet si diabeti, kanceri, madje edhe gjëndja e shtatzënisë, mund të merren si më shumë të rrezikshme për shëndetin, ndërkohë që jeni jashtë vendit, në udhëtim a me pushime.

Një studim të ri nga shkencëtarë të Universitetit të Bostonit shqyrtoi  persona, të cilët shkuan në klinika vetëm pak ditë para se të niseshin për  udhëtim.

Shumë prej tyre ishin vonë për të marrë vaksinat e këshilluara për raste të tilla. Dhe në shumicën e rasteve, për këta njerëz kishte mbetur pak kohë për t’u dhënë udhëzimet e nevojëshme se si  mund të qëndronin të shëndetshëm në udhëtimin e tyre. Mesazhi i studimit për udhëtarët me probleme mjekësore është i qartë … telefononi klinikën dhe planifikoni një vizitë tek mjeku ndërkohë që bëni edhe rezervimin për udhëtimin tuaj.

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

November 2024
M T W T F S S
« May    
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930