Vaksina zgjat mbijetesën e pacientëve me kancer në mushkëri

E Premte, 21 Tetor 2011
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shkencëtarët mund të jenë një hap më afër zhvillimit të një vaksine kundër kancerit në mushkëri. Kanceri i mushkërive është shkaktari numër një i vdekjeve nga kanceret në Shtetet e Bashkuara.

Një studim i botuar në revistën mjekësore Lancet thotë se puna për një vaksinë kundër kancerit në mushkëri duket se ka hyrë në rrugë të mbarë.

Shkencëtarët morrën në shqyrtim 148 pacientë me kancer në mushkëri dhe i ndanë ata në dy grupe. Pacientët në njërin grup u trajtuan me kimoterapi dhe me një vaksinë të re e quajtur TG4010. Pacientët në grupin tjetër u trajtuan vetëm me kimoterapi.

Pas gjashtë muajve, tek 43 përqind e pacientëve që morrën dy trajtime njëherësh u vu re një ngadalësim i zhvillimit të kancerit, krahasuar me 35 përqind mes atyre që u trajtuan vetëm me kimoterapi. Mbijetesa mesatare ishte e ngjashme në të dy grupet.

Studimi zbuloi se terapia e kombinuar ishte më e efektshme tek pacientët që kishin nivele normale të  “qelizava vrasëse natyrore”. Këto qeliza punojnë për të eleminuar qelizat e kancerit, dhe ndihmojnë për të mbajtur gjallë qelizat e shëndetshme. Ndërkohë, shkencëtarët janë duke kryer një tjetër studim të ngjashëm për të provuar suksesin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

October 2011
M T W T F S S
« Sep   Nov »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31