Adoleshentët dhe pijet

E Mërkurë, 26 Tetor 2011
2 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Tingëllon si shqetësim i njohur, por fjala është për pijet e ëmbla ose të “buta” dhe jo ato alkoholike. Janë quajtur pije të buta, por një studim i ri i klasifikon ato si “gjysmë të buta”.

Studimi i botuar në revistën mjekësore “Injury Prevention”, thotë se pijet e ëmbla jo dietike lidhen me sjelljet e dhunshme tek adoleshentët.

Rreth 2 mijë nxënës të shkollave të mesme në Boston, mes moshës 14 – 18 vjeç, u pyetën se sa pije të ëmbla – jo dietike – konsumonin çdo javë.

Ata që thanë se pinin 5 ose më shumë kanaçe në javë pijesh të tilla, gjithashtu pohuan se gjatë vitit kishin mbajtur me vete armë ose thika.

Sipas autorëve të studimit, këta persona kishin pasur 15 përqind më shumë incidente me dhunë me vëllezërit, motrat ose bashkë-moshatarët e tyre.

Në studim thuhet se këto sjellje mund të shpjegohen me sheqernat dhe kafeinën që përmbajnë këto lloj pijesh. Por autorët nuk përjashtojnë faktorë të tjerë që ndikojnë në sjelljet e dhunëshme mes adoleshentëve, si depresioni, konflikti familjar, ndëshkimet trupore të mëparshme, mungesa e një objektivi në jetë e etj.

2 responses to “Adoleshentët dhe pijet”

  1. magdalena says:

    mua me peqen zeri i amerikes

  2. Pershndetje,
    te ne ne Kosove adoleshentet pelqejne bira, por keto qe jane pije te buta kane kimikate te ndryshem dhe nuk e dime ende efektin qe e kane te feemijte. Ketu kerkujt nuk i intereson mi ja bo testin atyne pijeve si red-drink apo red-bull apo orange soke apo do pije per femije qe jane te mbushura gjoja me vitamina, por jane vec me ngjyrea te ndryshme.

Leave a Reply to magdalena Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

October 2011
M T W T F S S
« Sep   Nov »
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31