Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Mikrobet janë kudo. Megjithatë, pak njerëz ndalen për të menduar rreth tyre.
Një grup shkencëtarësh kreu kohët e fundit një studim mbi objektet që përmbajnë më shumë mikrobe dhe që një person i ndesh çdo ditë gjatë rrugës nga shtëpia në punë e anasjelltas.
Ata shqyrtuan qindra objekte në gjashtë qytete të mëdha si Atlanta, Chicago, Dallas, Los Angeles, Miami dhe Filadelfia.
Shkencëtarët arritën në përfundimin se objektet më të ndotura amerikanët i ndeshin në dorezat e pompave të karburantit. Kutitë postare ishin objektet e dyta me më shumë mikrobe. Këto sipërfaqe nuk pastrohen rregullisht dhe mikrobet që marrin duart mund të transferohen deri në 7 herë para se të largohen.
Studimi këshillon shmangien e prekjes së fytyrës dhe gojës me duar; larjen e duarve para ngrënies, si dhe larjen e tyre sapo personi mbërrin në vendin e punës ose shtëpi.
One response to “Objektet me më shumë mikrobe”
teme shume e qelluar.