Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një filxhan kafe në ditë mund të ndihmojë për të mbajtur larg kancerin.
Ky shihet si një lajm i rëndësishëm, veçanërisht për shëndetin e grave. Kanceri endometrial është forma më e zakonshme e kancerit të mitrës.
Instituti Kombëtar i Kancerit thotë se mbi 46 mijë raste të reja do të diagnostikohen këtë vit në Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 8 mijë gra do të humbasin jetën nga kjo sëmundje.
Një studim i botuar në revistën “Cancer, Epidemiology, Biomarkers and Prevention” arrin në përfundimin se konsumimi afatgjatë i kafesë mund të shoqërohet me pakësimin e rasteve të kancerit endometrial.
Sipas studimit kafeja shfaqet si një mjet mbrojtës ndaj kancereve që janë të lidhur me mbipeshën, estrogjenin dhe insulinën.
Pirja e më shumë se një filxhani me kafe në ditë ul 25 përqind rrezikun e kancerit endometrial, në krahasim me gratë që pijnë më pak se një filxhan në ditë.
Për këtë, shkencëtarët citojnë vetitë antioksidante në vend të kafeinës si komponentë të shëndetshëm të kafesë.
Natyrisht, shumë kafeinë mund të bëhet shkak problemesh për disa njerëz dhe se shtimi i qumështit dhe sheqerit në kafe mund të ndikojë në uljen e përfitimeve të mundëshme shëndetësore.
One response to “Kafeja mund të mbrojë kundër kancerit Endometrial”
Shoqeia nuk mund te vendose se cfar eshte e vertete,shumica e njerezve thone;mos pi shume kafe se te ben shum dem per shendetin.Po me ne fund tu besojme ketyre mjekeve qe bejne studime disa vjecare.Ne i bejme gabimet vete se dicka qe eshte e shendetshme nje ose dy filxhana kafe ne dite,ne i bejme gjashte ose shtate,ku mendojme se me me shume kafe do te jemi edhe me te mbrojtur nga kanceri ose semundjet tjera.