Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Sipas shifrave qeveritare, grupmosha mbi 90 vjeç është segmenti me rritje më të shpejtë mes popullatës së moshuar.
Në vitin 1980, në Shtetet e Bashkuara kishte 720 mijë burra e gra mbi 90 vjeç. Nga fundi i vitit të kaluar ky numër arriti në 1.9 milionë…dhe vazhdon të rritet.
Ata/ato janë quajtur “më pleq mes pleqve”
Deri kohët e fundit, kjo shprehje përfshinte personat midis moshës 85 dhe 89 vjeç.
Por të dhënat e zyrës së regjistrimit të popullsisë tregojnë se “tavani” i moshës është ngritur. Amerikanët mbi 90 vjeç janë shtuar në numër më shpejt sesa grupet e tjera të moshave. Edhe përpjestimi i tyre brenda popullatës së moshuar gjithashtu po zgjerohet.
Shifrat tregojnë se:
– Popullata 90 vjeç e sipër është kryesisht e bardhë
– Femrat tejkalojnë burrat gati 3 me 1
– Rreth 80 përqind e grave janë të veja, ndërsa më shumë se 40 përqind e burrave janë të martuar
– Shumica kanë të paktën një diplomë të shkollës së mesme
– Ata janë pothuajse të gjithë të mbuluar nga sigurimi shëndetësor
– Të ardhurat nga Sigurimet Shoqërore përfaqësojnë pothuajse 50 përqind të të ardhurave të përgjithëshme personale
Studimi, bazuar në të dhënat e zyrës së regjistrimit të popullsisë, parashikon që në vitin 2050 – numri i mbi 90 vjeçarëve të arrijë në më shumë se 9 milionë.