Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh njoftoi kohët e fundit se sekuencat e parregullta të ADN-së të njohura si kopje e rrallë e numrit të varianteve , apo të CNV, duket se luajnë rol të rëndësishëm në rrezikun për fillimin e çrregullimit bipolar.
Studimi u kryesua nga shkencëtarë të Shkollës së Mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë në San Diego. Rezultatet u botuan në numrin e dhjetorit të revistës Neuron.
CNV-të janë ndryshime (mutacione) gjenetike në të cilat kam më pak ose më shumë se sa duhet kopje të seksioneve të ADN-së. Shkencëtarët e dinin se CNV-të që ndodhin në mënyrë spontane (de novo) – pra kur mutacionet gjenetike nuk janë trashëguar nga prindërit – ato rrisin ndjeshëm rrezikun për disa kushte neuro-psikiatrike, si skizofrenia apo çrregullime të spektrit të autizmit. Por roli i tyre ishte paqartë në çrregullim bipolar, i njohur më parë si depresion maniak.
Ekipi i shkencëtarëve i kryesuar nga Dr. Jonathan Sebat, në Institutin e mjekësisë qelizore dhe molekulare në San Diego gjeti se CNV-të ‘de novo’ kontribuojnë rreth 5 përqind në rrezikun gjenetik në fazën e fillestare të çrregullim bipolar, që shfaqet në fëmijërinë e hershme apo të rritur.
Me fjalë të tjera, të paturit e një mutacioni ‘de novo’ shton gjasat për një shfaqje më të hershme të sëmundjes.
Shkaku apo shkaqet e çrregullim bipolar mbeten të paqarta. Një komponent i qartë gjenetik ekziston – sëmundja trashëgohet në familje – por studimet e mëparshme që janë përqëndruar kryesisht në variante të zakonshme të trashëguara, kanë pasur pak sukses në lokalizimin ose identifikimin e gjeneve kyçe përgjegjës për këtë sëmundje.
2 responses to “Një ndryshim i rrallë gjenetik lidhet me çrregullimin bipolar”
SHkaqet per crregullim bipolar kane te bejne me nje arketip fetar te trasheguar .,ose e thene me thjesht .,i semuri me crregullimin bipolar pasi te trajtohet mistikisht drejt frymezimit fetar-filozofik per te cilin mendoj se eshte i pavetedijshem ,fillon e ndergjegjesohet per te verteta te cilat me perpara ka qene ose i painformuar ose keqinformuar .DHe keshtu nga manjak-depresiv bipolar i gjithe krijimi i tij ka natyre manjak-objektiv i mistikave-fetare -filozofike .Nuk kane per te patur shkencetaret rezultate serioze ne kete fushe sepse kuptohet atyre nepergjithesi ju mungon formimi per natyren mistike te gjakut te njeriut DHe gjeja qe kam kuptuar kur kam hulumtuar motren time qe vuante nga kjo diagnoze eshte se njeriu mund te arrije rezultate vetem sa eshte problemi qe ngre gjaku i tij .,ndoshta ata qe kerkojne te dine rreth ketij problemi do te kuptojne nje nga misteret me te medha te njeriut qe te paret i shfrytezonin keto vizione te ketyre te semureve per te ndricuar rrugen e njerezimit .