SHBA, raporti mbi luftën kundër mbipeshës

E Enjte, 19 Janar 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

SHBA, raporti mbi luftën kundër mbipeshës; shumica e grup-moshave në gjendje të qëndrueshme, por mes të rinjve  mbipesha është në rritje. Pra, lajmet mbi luftën kundër mbipeshës nuk janë të mira, sidomos për djemtë.

Të dhënat  e reja tregojnë se megjithëse nuk ka pasur një rritje të konsiderueshme në përhapjen e mbipeshës, mes disa grup-moshave të caktuara rastet e mbipeshës janë shtuar.

Dy studime të reja të botuar në Revistën e Shoqatës Mjekësore Amerikane (JAMA) zbulojnë se rreth 1 në 3 të rritur dhe 1në 6 fëmijë dhe adoleshentë janë mbipeshë.

Njëri studim tregon se mes vitit 2009 dhe 2010, 35.7 përqind e të gjithë amerikanëve ishin mbipeshë.

Mes meshkujve mesatarja ishte 35.5 përqind: duke filluar nga 36.2 përqind në mesin e jo-hispanikëve të bardhë dhe 38,8 përqind në mesin e jo-hispanikëve zezakë.

Për femrat mesatarja e mbipeshës ishte 35.8 përqind; me 32.2 përqind në mesin e grave të bardha jo-hispanike dhe  58,5 për qind në mesin e grave zezake jo-hispanike.

Por përpjekjet në shkallë kombëtare për të ulur mbipeshën – sidomos në mesin e fëmijëve dhe adoleshentëve – nuk dhanë rezultatet e pritura.

Për periudhën 2009-2010, mbipesha mes fëmijëve amerikanë mbeti 17 për qind, por shënoi një rritje të dukshme mes meshkujve të moshës adoleshente 12 – 19 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2012
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031