Trajtimi me qeliza embrionale rikthen shikimin

E Mërkurë, 25 Janar 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një terapi eksperimentale me qeliza embrionale shpreson të trajtojë disa forma të verbërisë duke zëvendësuar qelizat e atrofizuara në një shtresë të rëndësishme të retinës.

Për herë të parë, një trajtim eksperimental me qeliza embrionale të njeriut ka treguar prova për rikthimin e të parit për dy njerëz që vuajnë nga një formë verbimi që avancon ngadalë.

Edhe pse qëllimi i eksperimentit ishte për të provuar sigurinë e qelizave emrionale të injektuar në sy, “të dy pacientët kishte përmirësim të dukshëm në vizionin e tyre dhe ky përmirësim vazhdoi gjatë gjithë kohëzgjatjes së studimit,” i tha gazetës Washington Post, dr. Robert Lanza, zyrtari më i lartë shkencor në Biotech për teknologji qelizore të avancuar në shtetin Massachusetts, kompani e cila sponsorizoi eksperimentin

Operacionet në muajin korrik 2011, të dy grave dhanë rezultate të dukshme. Njëra prej tyre nuk ka më nevojë për lente zmadhuese për të lexuar. Pacientja tjetër ka filluar të dalë shetitije dhe të bëjë pazarin.

Rezultatet e studimit u botuan të hënën në revistën Lancet në Internet dhe u ripublikuan në një sërë gazetash kryesore amerikane.

Shkencëtarët zgjodhën syrin për këtë eksperiment, sepse qelizat në këtë organ mund të transplantohen në kushte shumë të favorshme pasi në organet e të parit nuk ka gjasa të ekzistojnë shumë sëmundje të tjera, dhe se mundësia e refuzimit të qelizave të transplantuara në sy është e ulët.

Autorët e studimit thonë se rezultatet janë paraprake, dhe se përmirësimet mund të zhduken, komplikime mund të lindin. Megjithatë, mendohet se nga këto dy raste do të nxirren mësime të dobishme.

Qelizat embrionale janë të afta për t’u zhvilluar në pothuajse çdo lloj të indeve në trup, por për t’i marrë ato, embrionet manipulohen dhe gjatë këtij procesi ndonjëherë shkatërrohen.

Deri tani, qelizat embrionale janë treguar premtuese vetëm në provat laboratorike dhe eksperimente tek kafshët. Pas shumë vonesash, administrat e ushqimeve dhe barnave, vitin e kaluar miratoi këto dy eksperimente në njerëz. Dhe rezultatet e studmit me dy pacientet e verbëra, janë dëshmitë e para që tregojnë se kjo qasje mund të jetë e efektshme.

Në tetor të vitit 2010, mjekët në Atlanta injektuan miliona qeliza në shtyllën kurrizore të një të riu 21-vjeçar, që ishte paralizuar pjesërisht nga një aksident me makinë. Më pas, katër pacientë të tjerë u trajtuan në të njëjtën mëmyrë. Të vetmet rezultate që u publikuan rreth këtyre pacientëve janë se asnjëri prej tyre nuk pësoi ndonjë dëm nga kjo mënyrë trajtimit. Më pas këto prova klinike u ndërprenë për arsye finaciare, duke lënë të zhgënjyer pacientët dhe mjekët.

Shumë studiues besojnë se qelizat embrionale – apo të tjera qeliza”pluripotent” – që rrjedhin nga burime më pak të diskutueshme – janë në gjendje të ofrojnë kura për sëmundjet e zemrës, kancerit, Alzheimerit, dëmtimeve të palcës së kurrizit dhe të tjera sëmundje. Eksperimentet e fundit përforcojnë këto shpresa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2012
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031