Gratë, më të ndjeshme ndaj dhimbjes

E Enjte, 26 Janar 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Pyetja shtrohet; A ndjejnë gratë më shumë dhimbje sesa meshkujt? Kjo varet se kush pyetet.  Por studimet e reja thonë se gratë janë, vërtetë, më të ndjeshme ndaj dhimbjes.

Disa kushte të caktuara mjekësore janë më të shpeshta tek gratë. Studimet kanë treguar se gratë vuajnë më shumë nga migraina, fibromyalgia dhe sindromi i acarimit të zorrëve. Madje disa gra janë në dhimbje deri në një vit pas lindjes së fëmijës.

Por një studim i ri i botuar këtë javë në “Journal of Pain”  zbulon se kur burrat dhe gratë vuajnë nga sëmundje të njejta – të tilla si problemet të shtyllës kurrizore infeksione sinusi, artriti ose diabeti – gratë ndjejnë më shumë dhimbje.

Shkencëtarë nga Universiteti i Stanfordit  studiuan të dhënat mjekësore elektronike të 11 mijë pacientëve, që ishin pyetur  të vlerësonin shkallën e dhimbjes, pyetje rutinë e vizitës tek mjeku.

Gjatë shqyrtimit u pa se gratë kishin raportuar nivele shumë më të larta të dhimbjes sesa burrat për 21 nga 22 sëmundjet.

Pse ndodh kjo? A kanë meshkujt kufij të ndryshëm dhimbjesh në krahasim me femrat? A reagojnë ndryshe ndaj barnave? Janë ata më tolerantë ndaj dhimbjeve, apo ankohen më pak se femrat?

Këtyre pyetjeve, studimi nuk u përgjigjet, por autorët theksojnë nevojën për më shumë kërkime pse burrat dhe gratë i përjetojnë dhimbjet ndryshe dhe nëse trajtimi i tyre duhet të jetë i veçantë a ndryshe për secilën gjini.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2012
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031