Program peshkimi që ndihmon njerëzit me kancer

E Enjte, 12 Prill 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Është një program i veçantë për njerëzit që luftojnë kancerin – pushim falas ku ata shijojnë natyrën, luftojnë dëshpërimin, krijojnë miqësi. Është përvojë që ofron gjithashtu mësime të jetës.

I pajisur me veshje e kallama peshkimi, Harry Molder endet diku në brigjet e lumit Paluksi në Glen Rose të Teksasit. Një dalje e tillë në natyrë e ndihmon të harrojë atë që përjeton çdo ditë. Ky lloj mësimi shkon përtej kapjes së një peshku; Harry është në luftë me kancerin, sëmundja ka ndryshuar thellësisht jetën e tij.

Ai nuk është vetëm. Më shumë se 13 burra, pas trajtimit a heqjes së tumoreve, i janë bashkuar këtij programi të quajtur “Rrethi i Rimëkëmbjes”.

Dhe ka shumë ngjashmëri mes asaj që janë dhe asaj që gjejnë – midis lumit të jetës dhe lumit ku peshkojnë. Ata vuajnë nga kanceri. Kjo i bën të dalin nga shtëpia, të heqin dorë nga jeta e përditëshme e t’i drejtohen lumit për të jetuar a kuptuar thelbin e jetës.

Misioni i programit “Rrethi i Rimëkëmbjes” është për t’i ndihmuar ata të përballojnë emocionet, të flasin hapur e me zemër për ato që ndjejnë.

“Rrethi i Rimëkëmbjes” drejtohet nga Martin Deschner, psikolog.

“Kur njerëzit rriten në një mjedis ku goja duhet mbajtur mbyllur, emocionet duhen fshehur, dhe u duhet të ruajnë vetëkontrollin e vetëkomandën – të gjitha këto u kundërvihen aftësive për t’u përballur me ndryshimin e thellë në jetë, kur u ndodh të preken nga kanceri, edhe në mos qoftë vdekjeprurës.”

Pjesa kulmore e programit është ceremonia e jelekut, kur çdo pjesmarrësi i jepet një jelek mbi të cilin janë shkruar plot emra të personave që kanë mbijetuar, ose edhe kanë vdekur nga kanceri, por dikur pjesmarrës në ketë program.

Ted Warren shkroi emrin e tij në jelek vitin e kaluar. Këtë vit ai u kthye si vullnetar sepse programi i përtëriu vizionin për të luftuar kancerin në prostat.

“U ndjeva i çliruar nga një barrë e rëndë në supe”, thotë ai.

Mjekët i kishin dhënë jo më shumë se 5 vjet, por “Rrethi i Rimëkëmbjes” e motivoi atë të përqëndrohej në trashëgiminë që dëshiron të lërë pas.

“Tani shpenzoj më shumë kohë me familjen, flas më shumë me nipërit dhe mbesat. Mundohem të krijoj përvoja që do të mbeten si kujtime…..kujtime të mira nga gjyshi për nipërit e mbesat.”

Kjo është edhe perspektiva që Harri Molder shpreson të marrë me vete në shtëpi – të ndjehet më i shlirët, sëmundjen t’a shohë ndryshe dhe veten e të tjerët t’i trajtojë më mirë – shpresa të gjalla, forcë shpirtërore, lidhje me natyrën, krijim miqësie, rimëkëmbje pak nga pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

April 2012
M T W T F S S
« Mar   May »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30