Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Kafeja, në masën e duhur, ndihmon për të mbajtur zgjuar, të përqëndruar dhe në humor. Ajo është droga më e njohura në botë – gjendet kudo. Ekspertët thonë se 320 miligram kafe në ditë është e nevojëshme.
Por a ndikon kjo dozë e përditëshme kafeine në tru?
Doktor Paul Laurenti në qendrën mjekësore Baptist Wake Forest thotë se skanimet tregojnë se me pirjen e një kafeje, rrjedha e gjakut në tru ngadalësohet 40 për qind. Kjo për arsye se kafeina bllokon një kimikat të quajtur adenosine i cili kontrollin rrjedhën e gjakut në tru.
Gjithashtu, më pak gjak në tru, më shumë gjak shkon në muskuj, duke bërë që presioni i gjakut të ngrihet dhe të rrahurat e zemrës të shtohen. Ky vërshim gjaku mund të shkaktojë dhimbje koke e cila largohet me marrjen e një kafeje. Prandaj një kafe e rregullt në ditë është e këshillueshme, por jo më shumë.