Pijet e energjisë dhe dhëmbët

E Mërkurë, 02 Maj 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i kohëve të fundit publikuar në revistën General Dentistry, thotë se një rritje alarmante në konsumin e pijeve të sportit dhe të energjisë, veçanërisht mes adoleshentëve, është duke shkaktuar dëme të pariparueshme të dhëmbëve, sepse këto pije përmbajnë nivele të larta aciditeti që gërryejnë smaltin apo shtresën e jashtme me shkëlqim të dhëmbit. Të rritur e të rinj konsumojnë këto pije duke menduar se do të përmirësojnë formën e tyre sportive dhe nivelin e energjisë dhe sipas tyre ato janë më të mira sesa pijet “soda”.

“Pijet e energjisë janë në thelb larëse dhëmbësh me acid”, thonë autorët e studimit.

Gjatë eksperimenteve me mostra dhëmbësh në laborator, shkencëtarët vunë re se dëmtimi i smaltit ishte i qartë vetëm pas 5 ditëve të ekspozimit ndaj pijeve sportive apo të energjisë. Në fakt, autorët gjetën se pijet e energjisë shkaktonin dy herë më shumë dëme sesa pijet sportive.

Smalti kur prishet është i pa riparueshëm, dhe pa mbrojtjen e smaltit dhëmbët bëhen tepër të ndjeshëm dhe të prirur për t’u prishur plotësisht

Autorët e studimit këshillojnë minimizimin e pijeve të energjisë dhe sportive dhe se njerëzit duhet të presin të paktën një orë për të larë dhëmbët pas konsumimit të pijeve të tilla – përndryshe ata mund të përhapin acidin mbi sipërfaqen e dhëmbëve, duke rritur veprimin gërryers.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

May 2012
M T W T F S S
« Apr   Jun »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031