Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Kohët e fundit, një titull lajmi shqetësues dhe hutues – një revistë mjekësore njotoi për një sëmundje pak të njohur infektivie.
Sëmundja quhet Chagas, që studimi e krahason me Sidën. Pavarësisht nga ky krahasim, ekspertët thonë se Chagas shkaktohet nga pickimi i një insekti të vogël, por që mund të lërë probleme afatgjate shëndetësore.
Insekti Triatomine ose “insekti që puth”, përpiqet të pickojë rreth buzëve ose syve. Një pickim i vogël nga ky parazit gjakpirës dhe njeriu mund të mbetet i sëmurë gjithë jetën. Insekti është bartës i sëmundjes Chagas – infeksion parazitar thuajse i pamundur për t’u kuruar. Simptomat janë ënjtje në vendin e infeksionit, skuqje të lëkurës, dhimbje trupi dhe humbje oreksi.
Paraziti Chagas e ka origjinën në Amerikën qëndrore e jugore. Deri tani në Shtetet e Bashkuara ka 300 mijë vetë – kryesisht emigrantë latino-amerikanë – të prekur nga ky parazit, që tregon se Chagas ka aftësi të udhëtojë e përhapet qoftë gjenetikisht ose nëpërmjet transfuzionit të gjakut.
Në raste ekstreme, Chagas shkakton zmadhim zemre ose fryerje zorrësh deri ne plasje, duke sjellë vdekje të menjëherëshme. Ekspertët thonë se nëse nuk trajtohet ky parazit eventualisht arrin në zemër ku atje mund të jetojë e shumëfishohet.
2 responses to “Një parazit i ri i rrezikshëm”
pershndetje nga kosaova po nese te pickone si mune ta vreme ne
Inshallah nderprehet pa u parhapur shum edhe jashta Amerikes, se boll kemi semundje vdekjepruese, Zoti na rujt