Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Shkencëtarët thonë se kanë gjetur prova të reja se një mënyrë e vjetër mund të ndihmojë në zbutjen e dhimbjeve të shpinës.
Miliona amerikanë vuajtjnë nga dhimbjet kronike të kurrizit. Ndonjëherë duket se mënyrat e trajtimit janë po aq të shumta sa edhe dhimbjet.
Një studim i kryer nga Arkivat e Mjekësisë të Brendshme shton edhe jogën (yoga) në këtë listë trajtimesh.
230 pacientë me dhimbje kronike të kurrizit u ndanë në 3 grupe
– Një grup mori klasa javore të jogës
– Grupi i dytë mori klasa fizkulture
– Grupit të tretë iu dha një libër mbi vetë-kujdesin shëndetësor
Pas 12 javësh, grupi i jogës njoftoi rezultate më të mira sesa grupi që kishte lexuar librin sesi të kujdesej për dhimbjet.
Shkencëtarët nuk vunë re ndonjë dallim të statusit funksional mes pjesmarrësve në grupin e jogës dhe atyre që kishin kryer fizkulturë, si lëvizje krahësh e këmbësh.
Sipas autorëve të studimit, kjo tregon se përfitimet nga joga janë më shumë rezultat i lëvizjeve fizike se sa nga përqëndrimi mendor, që ofron kjo mënyrë e lashtë meditimi.
One response to “Yoga ndihmon shërimin e dhimbjeve kronike të kurrizit”
Edhe pse shkenca ka përparuar, ka shumë mënyra të tjera të njohura si mjëkesi popullore apo edhe shpirtërore, që japin efekte po aq pozitive. Shpesh me këto mënyra edhe abuzohet nga persona të ndryshëm mashtrues, por që për hir të së vërtetës këto duhen përdorur dhe të mos harrohen.