Fëmijët dhe Kolesteroli

E Hënë, 14 Nëntor 2011
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Forcimi i arterieve është problem jo vetëm për të rriturit. Akademia amerikane e pediatrisë tani rekomandon që të gjithë fëmijët 9 vjeç e sipër duhe të kontrollohen për nivel të lartë kolesteroli.

Por ata janë ende fëmijë! Si mund të kenë probleme kolesteroli?, mund të pyesë dikush.

Përgjigja është e thjeshtë. Studimet e fundit kanë treguar se 8 përqind e fëmijëve në Shtetet e Bashkuara kanë probleme me kolesterolin, por ata nuk e dinë. Dietat e këqia, obesiteti, mungesa e ushtrimeve fizike, rreziku gjenetik – të gjithë këta faktorë kanë të njëjtët efekte të këqia si tek fëmijët edhe tek të rriturit -forcimin e arterieve që shkaktojnë sëmundje të zemrës. Sëmundja e zemrës është vrasësja kryesore në Amerikë dhe faktorët e rrezikut të kësaj sëmundjeje fillojnë që në fëmijëri, thonë ekspertët.

Sipas udhëzimeve të reja të akademisë amerikane të pediatrisë, çdo fëmijë midis moshës 9 dhe 11 vjeç duhet të kontrollojë nivelin e kolesterolit. Ekspertët thonë se nëse një fëmijë në këtë moshë ka nivel të lartë kolesteroli, ai/ajo mund të trajtohet me barna statin dhe brenda moshës 12 vjeç, niveli i kolesterolit ulet 50 përqind.

Barnat statin u jepen fëmijëve me nivel të lartë kolesteroli vetëm kur dieta dhe ushtrimet fizike nuk japin rezultat. Por kritikët thonë se kontrolli i fëmijëve për nivel kolesteroli mund të shtojë përdorimin e barnave pasi do te zgjidhej si rruga më e lehtë për trajtim, duke mos përfillur dietën e shëndetëshme dhe ushtrimet fizike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

November 2011
M T W T F S S
« Oct   Dec »
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930