Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një studim i ri rekomandon ndryshimin e dozës së kimioterapisë për disa pacientë.
Kimioterapia përdor kimikate të fuqishme për të vrarë qelizat e rrezikshme në trup. Doza e kimioterapisë përcaktohet shpesh nga pesha trupore e pacientit.
Tani, një studim në “Journal of Clinical Oncology” sugjeron se për përllogaritjen e dozës, mjekët duhet të kenë parasysh peshën aktuale trupore të pacientit në vend të peshës ideale.
Kjo për shkak të rritjes së numrit të pacientëve mbipeshë e tepër mbipeshë të diagnostikuar me kancer. Studimi thotë se rreth 40 për qind e këtyre pacientëve nuk marrin doza të larta të mjaftueshme kimioterapie.
Edhe pse disa onkologët mund të ngurrojnë të japin doza më të larta, autorët e studimit thonë se udhëzimet e reja janë të përshtatshme për pacientët mbipeshë. Ata i nxisim mjekët të mos hezitojnë të përshkruajë doza më të larta për pacientë të tillë.