Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Botox është proteinë ose një ilaç kozmetik që jepet në formë injeksioni për zhdukjen e rrudhave. Por një studim në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë thotë se “botox” mund të ndihmojë pak edhe për parandalimin e dhimbjeve të përditëshme të kokës dhe migrenës kronike. Studimi tregoi se disa pacientë të trajtuar me “botox” kundër rrudhave, kishin pasur më pak raste kokëdhimbjesh se zakonisht. Por sipas studimit, “botox” nuk ishte treguar i efektshëm tek pacientët me dhimbje të shkaktuara nga tensioni kronik ose migraine episodike