Pyetja “po sikur…?” dhe depresioni

E Premte, 15 Qershor 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

S’ka njeri që të mos jetë penduar për diçka që ka bërë ose nuk mundi t’a bënte. Dhe pyetja “Po sikur..?”, që shoqërohet gjithmonë me psherëtimë, mund të jetë me pasoja – thuhet në një studim, botuar në revistën ‘Science’ – dyshimet rreth alternativave që njeriu ka zgjedhur ndikojnë shëndetin mendor, veçanërisht mes personave të moshuar.

Pyetjen “po sikur?” njeriu ia bën vetes ndërsa vitet kalojnë. Në moshë të re, pyetje të tilla gjejnë lehtë përgjigje; personi kthehet nga rruga, ndryshon, zgjedh tjetër alternativë, ka kohë të ndreqë gabimet e rregullohet. Por kur njeriu moshohet, pamja përpara ndryshon. Prandaj edhe autorët e studimit thonë se një nga faktorët vendimtarë të mirëqënies mendore të personave të moshuar është të mos mendojnë rreth gjërave që nuk i bënë, ose që mund t’i kishin bërë ndryshe.

Kur personi moshohet ka gjasa të bjerë në dëshpërim edhe për arsye se e ardhmja bëhet më e afërt, mundësitë për të përzgjedhur ose ndrequr gabimet e mëparëshme bëhen gjithnjë e më të pakta. Studimi rekomandon që për një të moshuar, strategjia më e efektshme do të ishte të mos mendonte për gabimet e shkuara. Kështu personi do të shqetësohej më pak dhe do të gëzonte shëndet më të mirë. Ekspertët mendojnë se rezultatet e këtij studimi mund të përdoren si bazë për terapi psikologjike mes të moshuarve, po të kihet parasysh se vetëm në Shtetet e Bashkuara, rreth 6 milionë persona mbi 65 vjeç vuajnë nga depresioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

June 2012
M T W T F S S
« May   Jul »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930