Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Duke parë përmes syve të një fëmije, studimi sjell një perspektivë të re se si foshnjet e shohin botën e tyre të re.
Pyetja që autorët e studimit përpiqen t’i përgjigjen është; Çfarë ndodh në trurin e një foshnjeje që e sheh këtë botë për herë të parë..dhe e shohin atë njësoj si të rriturit?
Studimi u botua në “Proceedings of the National Academy of Science” (PNAS).
Shkencëtarët përdorën elektro-encephalografinë për të shqyrtuar reagimet e trurit tek foshnjet 12 javëshe, ndërsa atyre u viheshin përpara lodra të ndryshme.
Autorët zbuluan se truri i foshnjeve reagon njësoj si truri i personave të rritur kur këta shohin lodra të ngjashme. Por interesant ishte zbulimi se foshnjet kishin një tjetër mënyrë të veçantë shikimi – vemendja e tyre përqëndrohej fillimisht në periferi të objektit para se të fokusohej në qendër të tij.
Këtë mënyrë sjelljeje shkencëtarët e quajnë ‘visual foraging’ ose kërkim vizual. Ata mendojnë se ky lloj shikimi i lejon foshnjet për të krijuar një tablo më të qartë për të parë efektivisht dhe saktë botën e re, që në sytë e tyre duket e madhe dhe interesante.
Shkencëtarët mendojnë gjithashtu se kjo mënyrë e veçantë shikimi (kërkim vizual) hedh bazat për veprime a sjellje të tjera të foshnjeve, siç janë zgjatja e duarve dhe trupit për të prekur a kapur sendet për rreth.