Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Trupi është organizëm i përbërë nga organizma më të vogla. Pra, çdo organizëm është trup në miniaturë dhe logjikisht, në vetëvete duhet të ketë gjitha tiparet; tru, gojë, sy, veshë etj.
Për këtë shkenca është e vetëdijshme, por e ka vështire t’a provojë a përcaktojë. Prandaj puna e shkencëtarëve vazhdon, nxitur nga e panjohura.
Nga ky prizëm, shkencëtarët prej kohësh kanë pyetur: Si e di lëkura për të filluar procesin e nxirrjes, pasi rrezet e diellit e godasin atë? Përgjigja vazhdon të jetë disi mister.
Tani, shkencëtarët kanë zbuluar se lëkura ka “sy” dhe është në gjendje të “shohë” afrimin e rrezeve ultravjollcë të diellit duke përdorur një ndjesor drite, pigment që gjendet edhe në sytë tanë. Sapo lëkura “sheh” rrezet e diellit, ajo e di se po ekspozohet ndaj rrezatimit të dëmshëm ultravjollcë, dhe fillon të ndryshojë ngjyrë (të nxihet), thotë Elena Oancea, profesoreshë e biologjisë në Universitetin Brown.
Procesi është shumë i shpejtë, thotë ajo, dhe nxirrja e lëkurës e ekspozuar në diell, është përgjigje mbrojtëse ndaj melanomës. Melanina është pigmenti përgjegjës për nxirrjen e lëkurës. Besohet se Melanina thith radioaktivitetin (të gjitha rrezet e dëmshme) duke mbrojtur qelizat e lëkurës nga rrezet ultravjollcë të diellit.
Burimi: http://www.technewsdaily.com/