Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një raport i ri i qeverisë amerikane thotë se autizmi është më i zakonshëm sesa mendohej më parë – ky çrregullim prek më shumë se 1 në 88 fëmijë.
Zyrtarët e shëndetësisë ia atribuojnë këtë rritje kryesisht njohjes më të mirë të rasteve, nëpërmjet shqyrtimit të gjerë dhe diagnoztikimit më të saktë.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve i publikoi këto të dhëna dje. Ato janë më të fundit në një seri studimesh qeveritare mbi vlerësimin e vazhdueshëm të kësaj sëmundjeje.
Sipas përllogaritjes së re, autizmi është gati dy herë më i përhapur në krahasim me vlerësimin zyrtar të 5 vjetëve më parë dhe ka të ngjarë se prek afërsisht 1 milion fëmijë dhe adoleshentë në Shtetet e Bashkuara.
ps.
autizëm; sëmundje mendore (vështirësi në të mësuar etj. te fëmijët)
2 responses to “Autizmi, më i përhapur sesa mendohej”
Para se te pergjigjem do te doja te dij se çka nenkuptohet me termin AUTIZMIN? Eshte ketu fjala per Trafikun,AUTON =makinen apo per vetite e dikujt qe te jete i pavarur ne çdo gje dhe te mendoje me koken e tij?
(autizëm, sëmundje mendore (vështirësi në të mësuar etj. te fëmijët)