Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një lajm inkurajues për ata pacientë me epilepsi, konvulzionet e të cilëve janë rezistentë ndaj trajtimeve aktuale. Një në 200 amerikanë kanë epilepsi, dhe më shumë se gjysma e tyre vuajnë nga dridhje të pakontrolluara të pjesshme e të papritura.
Shkencëtarët në universitetin Johns Hopkins, Qendra e Epilepsisë, thonë se kanë zbuluar një ilaç kundër epilesisë që duket premtues për trajtimin e dridhjeve të shpeshta e të vështira për t’i kontrolluar.
Ilaçi i ri quhet Perampanel.
Shkencëtarët morrën në shqyrtim 700 pacientë të cilët kishin rreth 10 konvulsione në ditë. Të gjithë merrnin 1 deri 3 ilaçe kundër epilepsisë para se në mjekimin e tyre të shtohej ilaçi Perampanel dhe placebo. Për pacientët që u trajtuan me Perampanel, rastet e dridhjeve u pakësuan 50 për qind në krahasim me ata që morrën placebo.
Rezultatet treguan gjithashtu se ilaçi Perampanel mund të përdoret në mënyrë efektive si mjekim alternativ jo vetëm për epilepsi por edhe për sëmundje të tjera neurologjike. Ilaçi Perampanel ndodhet në fazën e pritjes për miratim nga FDA, Administrata e Ushqimeve dhe Barnave.
2 responses to “Ilaç premtues kundër dridhjeve epileptike”
po ky eshte
nje zbulim i madh sepse ky zbulim do te kishte regulluar shume njerez.
do ishte nje mrekulli per te gjithe ata te semure