Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës Sipas një studimi të ri, një ilaç i quajtur Valproate mund të ulë shkallën e inteligjencës tek fëmijët, nëse ky ilaç merret nga gratë gjatë periudhës së shtatzënisë. Shkencëtarët thonë se gjatë periudhës së shtatzënisë, por edhe para saj, gratë duhet t’a shmangin këtë ilaç nëse është e mundur. Valproate […]
All posts by alulushi
Acidi folik edhe kundër astmës e alergjive
Astrit Lulushi, Zëri i AmerikësAcidi folik, i rëndësishëm për parandalimin e lindjeve defektoze, mund të ndihmojë gjithashtu për të luftuar astmën dhe alergjitë, thuhet në një studim botuar në revistën mjekësore të imunologjisë. Gjatë studimit, mjekët morrën në shqyrtim mbi 8 mijë persona dhe vunë re se ata që kishin nivele të larta folati në […]
Gjenet që shkaktojnë autizmin
Astrit Lulushi, Zëri i AmerikësRezultatet e përbashkëta të tre studimeve të reja në fushën gjenetike kanë njëjtësuar gjenet përgjegjës kryesorë që shkaktojnë autizmin, një çrregullim neurologjik. Sipas revistës Nature – Anale të Gjenetikës, shumë ndryshime që ndodhin tek gjenet që janë përgjegjës për formimin dhe mirëmbajtjen e lidhjeve midis pjesëve të trurit,
Mënyra të tjera kundër mbipeshës
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës Të dhënat tregojnë se rritja e taksës së duhanit shkurajon njerëzit të mos pijnë cigare. Disa tani mendojnë se e njëjta strategji mund të përdoret edhe kundër mbipeshës trupore, duke vënë taksa të larta ndaj disa lloj ushqimesh. Fëmijët amerikanë aktualisht pijnë më shumë pije të ëmbëla se sa qumësht.
Studim i ri mbi steroidet
Karoll Pearson, Zëri i Amerikës Disa studime kanë treguar se mes të rinjëve është pakësuar marrja e steroideve anabolikë – barna për formimin e muskujve, imitues të testo-steroneve. Por shkencëtarë të tjerë thonë se problemi vazhon të jetë mbizotërues mes kësaj grupmoshe. Ndërkohë, sipas një studimi të fundit mbi steroided anabolikë, marrja e shpeshtë e […]
Shmangia e përhapjes së virusit A-H1N1
Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes Me shpërthimin e tanishëm të gripit, zyrtarë të shëndetësisë po u bëjnë thirrje personave që janë sëmurë të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur infektimin e të tjerëve. Por një studim i botuar në numrin e fundit të revistës së sëmundjeve epidemike tregon se nga qëndrimi në shtëpi përfiton shumë […]
A është e dobishme akupuntura për fëmijët?
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës Çdo vit, mbi 3 milionë amerikanë të rritur shkojnë tek specialisti për akupunturë, trajtim i lashtë kinez për probleme të ndryshme shëndetësore. Por a është e dobishme akupuntura për fëmijët e vegjël? Ashli, 14 muajshe duket e shëndetëshme e qeshur e plot gjallësi, si çdo moshatare e saj.
Gripi i derrit; rrezikshmëria, masat parandaluese
Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes Udhëheqësit botërorë po përpiqen të ndalin përhapjen e gripit të derrit që ka shkaktuar vdekjen e disa dhjetra vetave në Meksikë dhe ka prekur të paktën disa qindra të tjerë. Ndërsa organizata botërore e shëndetësisë e rriti shkallën e rrezikshmërisë. Punonjësit e shëndetësisë po u bëjnë thirrje njerëzve që të […]
SHBA, Partia Republikane nderon veprimtarinë e Dioguardit
Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes Në Shtetet e Bashkuara, Partia Republikane në Uestçester të Nju Jorkut nderoi këto ditë (23/04/09) ish ligjvënësin Xhozef Dioguardi për rolin e tij si veprimtar politik e shoqëror në shërbim të elektoratit e vendit. Darka u shtrua në një nga sallat e hotelit Ritz Carlton në Uajt Plain, pak kilometra […]
Qitroja e dëmshme kur merret me ilaçe
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës Fruti i qitros dhe lëngu i tij përdoren shumë në menunë e mëngjesit. Por shkencëtarët thonë se qitroja duhet shmangur nga personat që marrin edhe ilaçe. Qitro ndërpret procesin e shpërberjes së shumë lloj ilaçeve, përfshi barnat për trajtimin e sëmundjeve të zemrës, alergjive dhe kolesterinës së lartë.