Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
60 përqind e të rriturve amerikanë janë mbipeshë. Por një studim në Revistën e Shoqatës Mjekësore Amerikane (JAMA) tregon se rol për mbipeshën nuk luan vetëm numri i përgjithshëm i kalorive.
Gjatë studimit, 25 burra e gra të moshës 18 deri 35 vjeçare, të cilët ishin në peshë normale ose pak mbipeshë, iu nënshtruan një diete duke marrë pothuajse 1 mijë kalori në ditë nëpërmjet ushqimeve me nivel proteniash të ulët, normal dhe të lartë.
Pas 8 javëve, të gjithë kishin shtuar peshë. Studiuesit vunë re se ruajtja e yndyrnave ishte e njëjtë për të tri nivelet e proteinave.
Por autorët zbuluan se pjesmarrësit që kishin ndjekur një dietë me nivel të ulët-proteinash shtuan 50 përqind më pak peshë trupore, në krahasim me ata që kishin marrë ushquime me nivel të lartë ose normal proteinash në ushqim.
Megjithatë, shkencëtarët zbuluan se personat që kishin marrë nivel të ulët proteinash ranë nga pesha duke humbur indet e trupit, gjë që nuk është një mënyrë e shëndetshme për të humbur peshë.