Pullat me Nikotinë përmirësojnë kujtesën

E Mërkurë, 11 Janar 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Miliona njerëz përdorin pulla me nikotinë për të lënë duhanin. Një studim tregon se kjo mënyrë mund të ndihmojë edhe për trajtimin e disa pacientëve me dëmtime mendore.

Pulla të tilla të vendosura në krah ose në shpatull transferojnë kimikate nikotine në trup nëpërmjet lëkurës. Ato njihen nga shumë njerëz që përpiqen seriozisht të lenë duhanin.

Një studim i botuar në revistën mjekësore “Neurology” thotë se pulla të tilla me nikotinë mund të ndihmojnë në përmirësimin e humbjes së lehtë të kujtesës – një nga shenjat fillestare të Alzheimerit mes të moshuarve.

Për këtë studim, shkencëtarët morrën në shqyrtim 74 persona, jo-duhanpirës, me moshë mesatare 76 vjeç.

Të gjithë ata kishin pak vështirësi në të kuptuar dhe njohje – fazë midis gjendjes së plakjes normale dhe demencës, e cila shoqërohet me humbje të lehtë të kujtesës dhe probleme në procesin e të menduarit.

Gjysma e grupit të pjesmarrësve në studim mori çdo ditë 15 miligram nikotinë; Gjysmës tjetër të grupit iu dha placebo.

Pas gjashtë muajsh – personat që u trajtuan me nikotinë kishin ri-fituar 46 përqind të aftësive normale përsa i përket kujtesës afatgjate.

Ndërsa tek personat që u trajtuan me placebo – pa nikotinë – gjendja e tyre u përkeqësua 26 përqind, gjatë të njëjtës periudhë.

Dhe natyrisht, askush nuk duhet të fillojë një trajtim të tillë pa u këshilluar më parë me mjekun e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2012
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031