Ndalimi i sëmundjes para se të fillojë

E Mërkurë, 18 Janar 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Libri “The End of Illness”(Fundi i Sëmundjes) është pritur mirë. Disa e quajnë “kupa e shenjtë e mjekësisë”, sepse ofron fundin, jo thjesht trajtimin – por parandalimin e sëmundjes në radhë të parë.

Eshtë një libër i ri nga më të kërkuarit, por i vlefshëm vetëm nëse njerëzit ndryshojnë rrënjësisht qëndrimin ndaj shëndetit.

Autori i librit është Dr. David B. Agus, i njohur si një nga onkologët më të mirë amerikanë. Ai është quajtur “Rock Star” i shkencës, që mbajti Steve Jobs-in gjallë kundër të gjitha shanseve e përtej çdo parashikimi. Eshtë doktori të cilin Lance Armstrong dhe Ted Kennedy thirrën për këshilla kur u diagnostikuan me kancer.

Në librin e tij të ri, Dr David Agus sugjeron se “Fundi i sëmundjes” nuk do të vijë nga zbulimi i ndonjë kure apo nga ndonjë mrekulli, por vetëm nga parandalimi i krejtësisht i sëmundjes duke përdorur shencën që kemi tani.

“Kryesorja është për të njohur parametrat e vetes”, thotë ai

Që në kohën e DaVinçit, mjekët e kishin kuptuar se shëndeti vjen nga një sistem në balancë. Dhe Dr. Agus thotë se trupi a organizimi, që është një sistem, vazhdimisht dërgon sinjale kur kjo balancë prishet. Këto shenja, thotë ai, janë tekstualisht në majën e gishtave; nëse gishti i unazës është më i madh sesa gishti tregues, personi, – nëse është grua – ka gati dy herë më shumë gjasa të preket nga osteo-arthritis, për shkak se gjatësia e gishtit lidhet me nivelin e testosteronit në uter. Nëse gishti i unazës është më i gjatë, ushtrime të tilla si yoga nevojiten për kujdesin e nyjeve.

Ndërsa për burrat, Dr. Agus thotë se duhet t’u hedhin një sy këmbëve; nëse krejt papritur nuk vënë re qime tek kyçi i këmbës, kjo mund të jetë shenjë e një problemi në qarkullimin e gjakut.

Dhe libri është i mbushur plot me urtësi për shëndetin; Sa të rehatëshme janë këpucët tuaja? Sepse nëse këmbët fillojnë të dhembin ato janë duke u përpjekur t’ju dërgojne një paralajmërim vdekjeprurës. Dhimbja e këmbëve do të thotë pezmatim dhe pezmatimi afatgjat është i keq sepse sjell sëmundje në zemër, kancer, dhe sëmundje nervore.

Dhe së fundi, ora e dorës mund të jetë pajisja më e mirë e kujdesit shëndetësor që njeri mban me vete, sepse ngrënia dhe fjetja në orar të caktuar çdo ditë, edhe gjatë fundjavës – ndihmon shmangien e sëmundjes; nëse sot dreka hahet në mesditë dhe nesër në orën 2 pasdite, për dy orë niveli i hormoneve të stresit ngrihet–prandaj sa më i rregullt të jetë orari, aq më mirë mendja dhe trupi do të funksionojnë gjatë ditës. Këto dhe të tjera përmban libri “The End of Illness” i Dr. David B. Agus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2012
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031