Një analizë e re parashikon mbijetesën me kancer në mushkëri

E Premte, 27 Janar 2012
2 comments

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një analizë e re për kancer të mushkërive mund të parashikojnë se cilët pacientë kanë rrezikshmëri të lartë për përsëritjen e kancerit  të tyre pas operimit.  Kanceri i mushkërive është shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri në Shtetet e Bashkuara si për burrat edhe për gratë. 222 mijë amerikanë diagnostikohen çdo vit me kancer në mushkëri.

Një artikull në revistën mjekësore “Lancet” sjell rezultatet e dy provave më të mëdha klinike të kryera ndonjëherë mbi gjenetikën molekulare të kancerit në mushkëri.

Studimet demonstrojnë se me anë të një analize gjenetike, shkencëtarët janë në gjendje të parashikojnë se cili prej tumoreve në shkallën e herëshme të zhvillimit do të rikthehet pas heqjes me operacion.

Shpresa është që kjo do t’i ndihmojë mjekët të vendosin se cilët pacientë me kancer në mushkëri në fazë fillestare do të kenë nevojë për kimoterapi pas operacionit, dhe cilët do të mjaftohen vetëm me ndërhyrje kirurgjike.

Të dyja studimet arritën në përfundimin se kjo analizë mund të parashikojë me saktësi nëse gjasat e vdekjes nga kanceri në mushkëri në fazë të herëshme janë të ulta ose të larta brenda 5 vjetëve nga koha e operimit.

Një nga autorët e studimit thotë se rezultatet janë “vërtetë inkurajuese për pacientët me  kancer të mushkërive.”

2 responses to “Një analizë e re parashikon mbijetesën me kancer në mushkëri”

  1. met rrudhani says:

    astrit lulushi te falenderojm per lajmin e mir shpresdhenes sepse shum informat e gezueshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

January 2012
M T W T F S S
« Dec   Feb »
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031