Jetë me zemër artificiale

Friday, 23 March 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një pacient 51-vjeçar nga Wasilla e Alaskës doli këto ditë nga spitali me zemër artificiale.

Zhurma e vazhdueshme e një kompresori mund të irritojë shumë njerëz, por për Christopher Marshall, është tingulli i jetës. Kompresori punon për të pompuar gjakun në zemrën e tij artificiale.

Në janar, Christopher Marshall shkoi nga Alaska në spital në Seattle të shtetit Uashington për një konsultë mjekësore. Por mjekët nuk e lanë të ikte – sepse zemra e tij ishte aq e dobët, sa ai mund të vdiste në çdo moment.

Duke mos patur një zemër dhuruesi në dispozicion, mjekët kryen një operacioni gjashtë orësh duke i transplantuar atij një zemër artificiale. Operacione të tilla janë kryer me qindra në mbarë botën dhe me sukses. Por problemi është se shumica e pacientëve janë të lidhur me një kompresor 200 kilogramësh

Christopher Marshall është një ndër 40 pacientët në SHBA i pajisur me një pompë që peshon rreth 6 kilogram e cila punon me bateri dhe i jep atij mundësi të lëvisë lirshëm. Sigurisht kjo zemër është e përkohëshme – një javë .. muaj .. e vite…derisa të gjendet një zemër e dhuruar që t’i përshtatet organizmit të tij.

Christopher Marshall doli nga spitali me zemër artificiale, por me shpresë e besim të plotë; “Jam në kërkim për një zemër të dhuruar, por edhe kjo që kam tani e bën punën”, thotë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2012
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031