Transplantimi i fytyrës

E Mërkurë, 28 Mars 2012
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kirurgët amerikanë kanë kryer transplantimin më të plotë të një fytyre deri më sot.

Javën e kaluar, në një operacion që zgjati 36 orë një ekip i përbërë nga mbi 100 kirurgë e infermierë në Universitetin e Marylandit në Qendrën Mjekësore në Baltimore kreu transplantimin e fytyrës tek Richard Norris, një 37-vjeçar i cili kishte mbetur i shpërfytyruar nga një aksident me armë 15 vjet më parë.

Norris e morri fytyrën e tij të re nga një dhurues anonim, i cili dhuroi gjithashtu zemrën, mushkëritë, mëlçinë dhe një veshkë për 5 pacientë të tjerë.

Operacioni ishte rezultat i një pune kërkimore mjekësore 10 vjeçare në kuadër të një programi të financuar nga Pentagoni për të ndihmuar veteranët e luftërave në Afganistan dhe Irak të plagosur nga lëndë shpërthyese.

One response to “Transplantimi i fytyrës”

  1. luljeta Pjetri says:

    Me perparimin e shkences jam shume dakort. Ajo qe duhet bere sa me shpejt : pergatitja e kushteve ligjore per ata qe do te kryejne transplant fytyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2012
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031