Një mënyrë popullore por e debatueshme për rënie nga pesha

E Enjte, 14 Qershor 2012
1 comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Procedura e re shihet si një alternativë më e lehtë për operacionin bypass në stomak. Ajo kryehet pa bisturi, për njerëzit që duan të dobësohen deri në 30 kilogram. Deri tani, pacientët janë të kënaqur, por jo kritikët.

Procedura quhet “POSE” shkurt për “Primary Obesity Surgery Endoluminol”. Doktor Tom Lavin nga Los Anxhelos është një nga kirurgët e parë që ka kryer këtë procedurë. Ai thotë se ‘POSE’ është për persona që duan të humbasin deri në 40 kilogram të peshës trupore. Përqasja me procedurën e re nuk përdor bisturinë – çdo gjë kryhet nëpërmjet gojës me një endoskop që mjekët e përdorin për të zvogëluar stomakun. Procedura zgjat disa orë dhe pas saj, personi shkon në shtëpi. Kritikët thonë se megjithëse ‘pose’ është miratuar nga administrat e ushqimeve dhe barnave (FDA), përdorimi i saj për humbje peshe nuk është provuar për siguri dhe efektshmëri në periudhe afatgjatë, d.m.th., nuk dihet nëse pesha e humbur do të jetë e qëndrueshme apo pacienti do të ketë ose jo ndonjë pasojë të dëmshme anësore.

One response to “Një mënyrë popullore por e debatueshme për rënie nga pesha”

  1. LILI says:

    PERDERISA NUK TE SIGURON QENDRUESHMERI NE PESHEN E HUMBUR, S’KE PSE TE NDERMARRESH NJE HAP TE TILLE…..DMTH MBETET PERSERI ENIGME HUMBJA NE PESHE…SORRY

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

June 2012
M T W T F S S
« May   Jul »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930