Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Administrata amerikane e ushqimeve dhe barnave (FDA) njofton se do të shtojë paralajmërimet mbi sigurinë e ilaçeve Statin, sepse ato lidhen me rrezikun e humbjes së kujtesës, konfuzioninin, dhe mendohet se shtojnë rrezikun e zhvillimit të diabetit. 1 në çdo 4 amerikanë të moshës 45 vjeç e sipër merr barna Statin për të ulur kolesterolin dhe për të mbrojtur zemrën.
Por admistrata e ushqimeve dhe barnave thotë se së shpejti, në etiketat e shisheve me barna Statin do të shkruhet se këto ilaçe mund të shkaktojnë humbje kujtese, konfuzion dhe rritje të sheqerit në gjak që mund të çojë në diabet, ndërsa në bashkëveprim me ilaçin, edhe në dëmtime të muskujve.
Përsa i përket humbjes së kujtesës dhe çorientimit mendor, këto janë efekte anësore të padëshiruara, për të cilat pacientët kanë vite që ankohen.
Megjithatë, mjekët vazhdojnë të këmbëngulin se barnat Statin sjellin përfitime në shëndet. Dr. Steven Nissen i Klinikës së Klevelandit thotë se edhe me paralajmërimet e reja, të mirat nga këto barna peshojnë më shumë sesa rreziqet, kur jepen për pacientët që vërtetë kanë nevojë.