Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Pranvera quhet edhe stina e alergjive. Moti i ngrohtë këtë vit në Amerikë ka nxitur çeljen e luleve të pemëve më herët se zakonisht. Ekspertët thonë se niveli i polenit tani ka arritur në 8 mijë – niveli më i lartë në 20 vjet. Normalisht në këtë periudhë të vitit niveli i polenit është rreth 2 mijë e 500.
Në shumë klinika, pacientët presin në paradhomë, për një gjilpërë kundër alergjisë – gjilpëra sjell lehtësi, por nuk arrinë të ndalë kruarjen e syve dhe rrjedhjen e hundëve, thotë doktor David Tanner, specialist për alergjitë, në Atlanta. Ai u thotë pacientët se mbajtja e dritareve dhe dyerve të mbyllura, apo mbyllja e xhamave të makinës mund t’i lehtësojë simptomat – por nëse jo, doktor Tanner këshillon për të shkuar në farmaci. Me këtë lloj niveli të polenit, thotë ai, nëse alergjia është e lehtë, ilaçet pa recetë kundër alergjive mund të ndihmojnë. Kur alergjia është e rëndë, doktor Tanner këshillon që personi t’i drejtohet mjekut, i cili mund të përshkruajë ilaçin e duhur.
Doktor Tanner thotë se poleni i pemëve pritet të qëndrojë në nivelin e tanishëm derisa të bjerë ndonjë shi i madh. Dhe pas polenit të pemëve, vjen koha e gjelbërimit kur poleni qëndron zakonisht në nivel konstant dhe rastet e alergjive bëhen më të rralla.