Paralajmërim ndaj mbipërdorimit të anti-biotikëve

E Hënë, 19 Mars 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një paralajmërim i ri i frikshëm rreth anti-biotikëve dhe në ç’mënyrë mbi-përdorimi i tyre mund ta kthejë mjekësinë moderne në epokën e gurit.

Skenari që ekspertët kanë frikë i ngjan filmit fanta-shkencë “Contagion”, bazuar në kërcënimin që vjen nga një sëmundje vdekjeprurëse dhe në ç’mënyrë një ekip ndërkombëtar i mjekëve të kontraktuar nga Qëndra për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) përpiqet për t’a përmbajtur.

“Një prekje një transmetim – dhe njerëzit prekin fytyrën e tyre mesatarisht 3 deri 5 herë në minutë” – kjo është frika kryesore e filmit “Contagion”; sa shpejtë mund të përhapet sëmundja, sidomos nëse nuk ka ilaçe për t’a luftuar. “Kemi virus por pa mënyrë trajtimi; jo vaksinë në këtë kohë.” Këto fjalë në gojën e aktorit Laurence Fishburne shprehin frikën që njerëzimi mund të ndeshë nga mungesa e një ilaçi të ri për të trajtuar efektshëm një gjendje gjithnjë e më shqetësuese, për të cilën udhëheqësit e shëndetit në botë thonë se është e vëretë.

Alarmi tani po bie nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe titulli i lajmit është; Një dhimbje gryke së shpejti mund të jetë fatale; mikrobet po bëhen gjithnjë e më rezistentë ndaj anti-biotikëve.

Dhe ky paralajmërim vjen nga mjekët më të lartë të botës, nga frika se antibiotikët e përshkruar tani nuk janë në gjendje të bllokojnë ose të vrasin shumë prej baktereve të cilët kanë ndryshuar përtej asaj që antibiotikët e sotëm mund të luftojnë.

Kryemjekja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan thotë se bota po hyn në një krizë anti-biotike, ku operacionet rutinë mund të jenë të pamundur dhe një gërvishtje e lehtë gjuri mund të shndërrohet në plagë fatale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2012
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031