Astrit Lulushi, Zeri i Amerikes
Në një spital të Miamit në Florida, mjekët pediatër kryehen operacionin e parë në botë për transplantimin njëkohëshit të tre organeve – mëlçisë, pankreasit, dhe veshkave tek një fëmijë me sindrom Wolcott-Rallison.Pacientja është shqiptarja 6 vjeçare Angela Bushi, e prekur nga sindromi Wolcott-Rallison (WRS), thuhet në një komunikatë për shtyp të Shkollës Mjekësore Miller të Universitetit të Miamit. Sindromi Wolcott-Rallison shfaqet me probleme të shumta, duke përfshirë dëmtimin e mëlçisë, diabet, mosfunskionim të veshkave, probleme të kockave dhe të rritjes, infeksione të përsëritura, dëmtime të intelektit.Për shumicën e fëmijëve të prekur nga ky sindrom, sëmundja rezulton në vdekje.Për fat të mirë, për 6-vjeçaren Angela Bushi, mjekët në spitalin e fëmijëve Holtz dhe Shkollën Mjekësore Miller në Universitetin e Miamit, ishin në gjendje të diagnostikonin gjendjen e saj para se shumë prej komplikimeve t’i merrnin jetën. Dhe më e rëndësishmja, mjekët arritën t’a sigurojnë jetën e saj me një transplantim të kombinuar të veshkave, mëlçisë dhe pankreasit, duke ruajtur shëndetin e organeve të tjera.Në komunikatë thuhet se ky lloj transplantimi nuk është i pari për një fëmijë, por është hera e parë në botë që transplantimi i kombinuar është përdorur për të trajtuar sindromin Wolcott-Rallison.Qendra të tjera klinike e spitalore janë përpjekur për transplantimin e mëlçisë për fëmijët me këtë sindromë, por kanë hequr dorë për shkak të shqetësimeve per komplikime me organet e tjera. Nga transplantimit i 3 organeve njëherësh, ndërlikimet u minimizuan dhe rasti i Angela Bushit ka dhënë një shans për fëmijët e tjerë me këtë sëmundje të rrallë, që të mund trajtohen në të njëjtën mënyrë.Angela u lind e shëndetshme, por u prek nga diabeti kur ishte 1 vjeç. Në shtator të vitit 2011 – në moshën 5 vjeçare – tek Angela filluan të shfaqeshin simptoma të ngjashme me ato të gripit dhe pastaj ndodhi dëmtimi i mëlçisë.
Vetëm disa muaj më herët, Angela kishte humbur motrën e saj 18 muajshe, Alicia Bushi. e cila gjithashtu kishte zhvilluar simptoma si të gripit që çuan në mosfunksionimin fatal të mëlçisë.
Në Spitalin e Fëmijëve Holtz, Dr Olaf Bodamer, drejtor i programit të pediatrisë gjenetike, arriti t’a diagnostikojë Angelan me sindromin Wolcott-Rallison, një sëmundje tepër e rrallë – vetëm rreth 60 raste të raportuara në të gjithë literaturën mjekësore. Një ekip i përbërë nga një gastro-enterologist, Dr.Jennifer Garcia, dhe kirurgët Dr. Andreas Tzakis e Dr. Akin Tekin, dhe ekipet e kujdesit kritik në Spitalin e Fëmijëve Holtz, zhvilluan së bashku një plan novator në mënyrë që Angela të mos pësonte fatin e motrës së saj.
Angela u vendos në listën e personave që kanë nevojë për transplantim, dhe më 29 dhjetor 2011, ajo iu nënshtrua operacionit për transplantimin e kombinuar të mëlçisë, veshkave dhe pankreasit. Ky është operacioni i parë i kombinuar në botë tek një fëmijë me sindromin WRS.
Rimëkëmbja e Angelas pas operimit nuk ishte e lehtë, por më 23 shkurt, 2012, ajo doli nga spitali Holtz dhe nuk ka më nevojë për trajtim me insulinë. Angela Bushi dhe familja e saj tani jetojnë në Jacksonville të Floridës.
Në një bisedë telefonike me Zërin e Amerikës, e ëma e Anxhelës, Valbona Bushi thotë se deri në moshën 1 vjeç Anxhela ishte një fëmijë i shëndetshëm. Por vitet që pasuan u bënë të vështira.Dëgjo intervistën
One response to “Operacioni i pare në botë për transplantimin e 3 organeve tek një femijë”
Lavdi Zotit per kete lloj nderhyrje te veshtire dhe u roje nga zemra shendet te plote dhe paqja e Zotit ne kete familje.