Gjumi dhe zemra

E Hënë, 26 Mars 2012
Leave a comment

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ka njerëz që ndjehen gjithmonë të lodhur. Kjo mund të vijë edhe nga gjumi i pamjaftueshëm.

Sipas statistikave, 75 milionë amerikanë ose më shumë se 25 për qind e popullsisë thonë se nuk flenë sa duhet. Mes grave, pagjumësia është edhe më problem. Rreth 35 për qind e tyre “mbështeten” në barna vetëm për marrë një “sy gjumë”.

Një studim i ri thotë se njerëzit që flenë më pak se 6 orë gjumë në natë, kanë 2 herë më shumë gjasa të pësojnë një goditje në zemër.

Ekspertët thonë se kur pagjumësia është kronike, në trup ndodhin ndryshime metabolike, nivelet e kortizolit ngrihen, nivelet e sheqerit në gjak mund të rriten.

Por ndërsa ka njerëz që përpiqen të flenë, një studim i ri paralajmëron për të mos fjetur shumë – më shumë se 8 orë gjumë në natë mund të shtojë rrezikun për sëmundje koronare të zemrës. Shkencëtarët ende nuk e kanë të qartë përse gjumi i tepërt afekton zemrën, por dihet se 6 deri 8 orë gjumë në natë duhet të jetë përparësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth autorit

Rreth autorit

brainAstrit Lulushi shkruan a sjell njoftime mbi zhvillime në mjekësi, shkencë e fusha të tjera.

Të gjitha informatat në këtë blog jane vetëm për njohuri të përgjithshme dhe jo për zëvendësim të këshillave mjekësore dhe trajtimeve për kushte të veçanta shëndetësore, për të cilat ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Lidhje të jashtme website ofruar në këtë blog janë të destinuara për lehtësi sqarimi dhe vetëm për qëllime informative.

Kalendar

March 2012
M T W T F S S
« Feb   Apr »
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031