Kërkimet gjenetike dhe arkeologjike në 10 vitet e fundit kanë zbuluar se pothuajse të gjithë evropianët e sotem zbresin nga përzierja e dy popullsive të lashta. Por kjo rezulton se nuk është histori e plotë.
Read the rest of this entry »
Shkencë – Lidhje gjenetike
Shkencë – Kurioziteti
Gjithçka e thënë është e vërtetë – kurioziteti është pasioni i parë dhe i fundit. Një studim mbi kuriozitetin u botua këto ditë në Cell Pess. Read the rest of this entry »
Shkencë – Pak dritë
Cilët prodhojnë më shumë dritë; një qytet i madh apo shumë fshatra rreth tij? Qyteti është i ndritshëm, por fshatrat janë të shumtë. Pyetje të ngjashme shkencëtarët po bëjnë tani në lidhje me universin.
Read the rest of this entry »
Shkencë – Pse e lagura ndjehet e lagur
Edhe pse duket e thjeshtë, ndjenja se diçka është e lagësht është e vështirë sepse lëkura nuk ka receptorë që ndjenë kuptimin e lagështisë. Read the rest of this entry »
Gjuhë e ndarë, gjuhë e re
Një studim i ri ofron dëshmi që barrierat fizike të formuara nga oqeanet mund të ndikojnë diversifikimin e gjuhës. Për shkencëtarët kjo konfirmon hipotezën se gjuhët, ashtu si speciet, janë produkt i evolucionit.
Studimi i ri i publikuar në Journal of Evolutionary Biologji thotë se i njëjti faktor përgjegjës për shumicën e biodiversitetit në Ishujt Galapagos është gjithashtu përgjegjës për diversitetin gjuhësor në ishujt japonezë; pengesat natyrore oqeanike që pengojnë bashkëveprimin mes komuniteteve gjuhësorë. Prandaj, një gjuhë e izoluar gradualisht ndryshon nga tjetra për shkak të pakësimit të kontaktit.
Për shembull, ndryshimi midis anglishtes britanike dhe anglishtes amerikane kishte filluar të vihej re që në shekullin e XVIII, qoftë nga ndarja a pavarësia nga Britania por edhe nga kontaktet a përzierjet e anglishtes me gjuhë të folura nga kolonë jo-britanikë në Hemisferën perëndimore. Një kontribut të veçantë në drejtim të formalizimit të ndryshimeve midis së njëjtës gjuhë erdhi nga Noah Webster, i cili shkroi fjalorin e parë amerikan (botuar 1828) duke treguar se njerëzit në Shtetet e Bashkuara flisnin një dialekt të ndryshëm anglisht nga banorët në Britani. Në tregimin Ghost Canterville (1887), Oscar Wilde do të shkruante: “Ne kemi çdo gjë të përbashkët me Amerikën në ditët e sotme, me përjashtim, natyrisht, gjuhën.” Ndërsa dramaturgu dhe humoristi George Bernard Shaw do të shprehej: “Anglezët dhe amerikanët janë dy popuj të ndarë nga një gjuhë e përbashkët.”
Një shembull i ndryshimit të një gjuhe nga mungesa e kontaktit a bashkëveprimit është edhe ajo e shqipes me arbërishten, me detin si pengesë dhe gjuhë të tjera të huaja brenda a mes tyre.
Në kërkim të varrit të Aleksandrit
Revista Discovery njoftoi para disa ditësh se fotografitë e reja të një varri të madh në kodrën Kasta në Amfipoli – ndërtuar gjatë kohës së Aleksandrit të Madh – tregojnë gjurmë të një afresku blu mbi një mur dhe një dysheme mozaik.
Read the rest of this entry »
Ekonomia dhe gjuha
Astrit Lulushi
Ekonomitë e zhvilluara janë faktori më i madh në zhdukjen e gjuhëve të pakicave, konstaton një studim i ri – dhe zbulon ‘pikat e nxehta’ të globit ku gjuhët janë më nën kërcënim, si në Australinë veriore dhe zonat veri-perëndimore të SHBA-së dhe Kanadasë.
Read the rest of this entry »
Në art, trishtimi është i këndshëm
Muzika e trishtë në fakt mund të shkaktojë emocione pozitive, ndryshe nuk ka si shpjegohet pse njerëzve u pëlqen të dëgjojnë muzikë të tillë.
Read the rest of this entry »
Gjelbërim në vendin e punës
Njerëzit që punonjnë në zyra të prirura për gjelbërim, janë më të lumtur dhe më produktivë, thonë shkencëtarët që kryen studimin më të madh në terren të këtij lloji. Read the rest of this entry »