Që nga koha e dinosaurëve 66 milion vjet më parë, pyjet përfshihen nga zjarret në të njëjtën mënyrë si sot.
Read the rest of this entry »
Studim: Zjarret dhe Dinosaurët
Shkencë: Lufta dhe Truri
Ndërsa truri i njeriut përbën vetëm rreth 2 për qind të peshës së trupit, ai përdor rreth 20 për qind të energjisë së konsumuar. Kostot e tjera për të paturit e një tru të madh përfshijnë nevojën për kujdes të zgjeruar prindëror, vështirësitë e lindjes së foshnjave me kokë të madhe, dhe disa sëmundje mendore që lidhen me kompleksitetin e trurit.
Lufta jo vetëm ka vonuar progresin teknologjik dhe ndryshimet e mëdha shoqërore dhe politike, por ka penguar edhe evoluimin e trurit dhe aftësisë njerëzore për të bashkëpunuar drejt qëllimeve të përbashkëta,
Në ç’mënyrë truri i njeriut zhvillohet që të bëhet aq i madh dhe kompleks?
Një pyetje tjetër (e gjatë) është se në ç’mënyrë njerëzit që kanë preferenca të forta të lindura për sjellje bashkëpunuese, mbrohen ndaj shfrytëzimit nga hileqarët? Kështu, sjelljet bashkëpunuese pritet të jenë të rralla, dhe në të vërtetë, tek kafshët ato janë tepër të kufizuara. Njerëzit, megjithatë, janë specie e veçantë ku bashkëpunimi është i përhapur dhe nuk kufizohen vetëm tek të afërmit.
Studim i ri i publikuar në revistën Royal Society Interface, paraqet një model matematik që ofron përgjigje.
Modeli tregon se inteligjenca dhe sjelljet bashkëpunuese mund evoluojnë për të zgjidhur problemin e veprimit kolektiv dhe për të kapërcyer kostot e të paturit e një tru të madh.
Kështu, aftësia bashkëpunuese evolon më lehtë nëse ka konflikt të drejtpërdrejtë ose luftë mes grupeve. Në të kundërt, aktivitetet kolektive, të tilla si mbrojtja kundër grabitqarëve ose gjuetisë për ushqim, kanë shumë më pak të ngjarë të rezultojnë në rritje të konsiderueshme të aftësive bashkëpunuese.
Studimi gjithashtu parashikon se në qoftë se aftësia e lartë bashkëpunuese nuk mund të zhvillohet, ndoshta për shembull sepse kostot për të pasur një tru të madh janë shumë të larta, speciet do të ushqejnë një përqindje të vogël të individëve me predispozicion gjenetik për të kryer akte individuale të kushtueshme me dobi për grupin.
Përveç kësaj, modeli i ri sfidon teoritë se koalicionet brenda grupit dhe gjuetia bashkëpunuese janë kushte për evoluimin e trurit, dhe ofron të kundërtën: që bashkëpunimi mes grupeve është pasojë dhe jo shkak i evoluimit.
Pra, aftësia për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me të tjerët është kryesisht përgjegjëse për ardhjen e njeriut në jetë. Pyetja është se si kjo aftësi e parë evoluoi kur ekzistojnë kushte metabolike dhe kosto fiziologjike që lidhen me madhësinë e trurit njerëzor, dhe kur bashkëpunimi mund të dëmtohet lehtë nga të tjerë. Modeli i ri ofron përgjigje e cila thekson rolin e konflikteve në formësimin e tipareve unike të njeriut.
Studim; Qumështi
Fëmijët kanë nevojë për qumësht – mënyrë shumë efektive për të luftuar dehidratimin më mirë se pijet sportive ose vetë uji – qumështi është burim i proteinave të cilësisës së lartë, karbohidrate, kalcium dhe elektrolite.
Read the rest of this entry »
Arkeologji: Popujt e Detit
Arkeologë nga Universiteti i Gothenburgut (Suedi) kanë zbuluar një ndërtesë rreth 60 metër të gjatë të ruajtur mirë që daton nga viti 1100 pes në vendbanimin e lashtë Tell Abu al-Kharaz (sot në Jordani). Ndërtesa i përket një epoke që karakterizohet nga migrimi i madh i popullsisë.
Read the rest of this entry »
Histori: Persianët
Eshtë një nga misteret më të mëdha arkeologjike të të gjitha kohërave: zhdukja e një ushtrie persiane prej 50.000 ushtarësh në shkretëtirën egjiptiane rreth vitit 524 pes.
Read the rest of this entry »
Arkeologji: Troja
Troja, qyteti luksoz i parahistorisë, shkatërruarr nga grekët me dredhi me një kalë prej druri, do të zbulohet rishtas nga një ekip ndër-disiplinor arkeologësh dhe shkencëtarësh – Ekspedita udhëhiqet nga arkeologë të Universitetit Wisconsin-Madison.
Read the rest of this entry »
Psikologji: Vota
Dita e zgjedhjeve është e vështirë për shumë kandidatë. Por nuk është e lehtë edhe për mbështetësit e tyre.
Read the rest of this entry »
Shkencë: Art parahistorik
Disa nga arritjet artistike më të hershme dhe më misterioze të njerëzimit – duke përfshirë piktura prehistorike të shpellave, petroglifet dhe strukturat megalithike si Stonehenge – mund të ketë qenë frymëzuar nga valët zanore të keqinterpretuara si të mbinatyrshme, thuhet në një studim në revistën ASA (Acoustical Society of America).
Read the rest of this entry »
Shkencë: Botë paralele
Akademikë po sfidojnë themelet e shkencës kuantike me një teori të re radikale bazuar në ekzistencën dhe ndërveprimet mes universeve paralele.
Read the rest of this entry »
Shkencë: Uji
Toka njihet si Planeti blu për shkak të oqeaneve, të cilat mbulojnë më shumë se 70 për qind të sipërfaqes. Ndërsa uji është thelbësor për jetën në Tokë, përgjigjet e dy pyetjeve kryesore kanë mbetur: kur dhe nga ka ardhur uji i Tokës?
Read the rest of this entry »